Dëbora ka bllokuar 200 banorë në Theth, ndërsa asnjë nga institucionet akoma nuk ka nisur punën për të zhbllokuar rrugën. Shkak për këtë është një ngërç që ka lindur mes bashkisë së Shkodrës dhe asaj të Malësisë së Madhe nga ndarja territoriale.
/Shqiptarja.com
Rruga që të dërgon në Theth është e ndarë në dy pjesë, pjesa e asfaltuar në administrimin e Malësisë së Madhe dhe pjesa tjetër e pa asfaltuar e bashkisë së Shkodrës.
Secila nga bashkitë ka deklaruar se do të zhbllokojë atë pjesë që ka në administrim, por asnjëra nuk ka nisur punën duke lënë të bllokuar banorët, pasi dëbora arrin në 50 cm. Në Shkodër, Malësi të Madhe dhe Kukës ka disa zona me probleme nga reshjet e dëborës.
dy.b/shqiptarja.com










