TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar pas 'ping-pong'-ut mes Prokurorisë së Posaçme ant-korrupsion dhe asaj të Dibrës lidhur me dosjen "184" për krimin zgjedhor duke bërë që kjo çështje të mbetet 'jetime'. Për PD-në, ky është një vendim i drejtuesit të SPAK-ut për të mos lejuar hetimin e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut apo Ulsi Manjës nga kjo strukturë. Bardhi thotë se hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është "kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut".
"Vendimi i hetuesit të komunzimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë. Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.
Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër" deklaroi ai.
Prokurorët e Dibrës refuzojnë të hetojnë dosjen 184 e cila lidhet me korrupsionin zgjedhor gjatë lokaleve 2017. Ndërsa pas vendimit të tyre për ta rikthyer në SPAK, prokuroria e posaçme e ka ridërguar në Dibër duke urdhëruar prokurorët atje ta hetojnë këtë proces pasi është kompetencë e tyre.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.9%
-
Jo
10.8%
-
S'do votoj
8.3%
Vota total: 906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'SPAK më kapi në aeroport', Xhovana Nikolli hedh akuza: Më thanë motra të ka shitur, mos ik në Spanjë se do të vrasin
2 Prill, 15:13
-
Report Tv zbardh raportin e SPAK për 2024: Presion nga grupet kriminale, politika e media! U sekuestruan 2.8 mld lekë, 3096 telefonë të përgjuar! Zero dekonspirim
2 Prill, 15:06
-
GJKKO urdhëroi hetim për Xhaçka-Gaçi, i paditi Beleri nga burgu! Prokurori Dado s'i gjeti shkelës në tjetërsimin e 10 mijë m2 në Himarë! ‘Odisea’ e mandatit të deputetes deri në ‘Venecia’
2 Prill, 14:29
-
Ngritja e Task Forcës për krimet zgjedhore, PD i kërkon SPAK informacione për hetimet e kryera
2 Prill, 12:52
-
Masakra e 2 prillit/ Berisha e mbron Spahinë nga Shkodra pasi u dërgua për gjykim: Na nderon! Sulmon Benet Becin
2 Prill, 12:25
-
Ambasada Amerikane për rikthimin e ekspertëve të OPDAT në SPAK: Disa programe, thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-ve!
1 Prill, 20:04
-
Analisti Demalia në ‘Frontline’: Rama ngriti imazhin e Shqipërisë në botë! SPAK, s’ka vullnet për të hetuar krimet e Berishës, kemi të bëjmë me vrasje, duhet të hetojë me prioritete
1 Prill, 19:24
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, shtyhet seanca në GJKKO për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë! Shkak, mungesa e avokatit të njërit prej tyre
1 Prill, 14:15
-
Krimet Zgjedhore/ Diplomatët takim me Dumanin, Çelën dhe Celibashin! Ambasada e Britanisë: Mbështesim angazhimin për zgjedhje transparente
1 Prill, 13:49
-
Akuzohet për mbi 277 mln lekë dëm financiar, GJKKO shtyn vendimin për kalimin ose jo për gjykim të kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi
1 Prill, 13:48
-
Nën dyshim për korrupsion, SPAK hetim për parfumin 3.700 lekë të një prokuroreje në Elbasan! Pushon çështjen pas një viti
1 Prill, 10:58
-
Spahiu: Partitë e reja kanë avantazh votën e emigrantëve, arrestimet e SPAK dhe rrjetet sociale! Ky sistem elektoral, më i keqi në histori!
31 Mars, 21:23