Pini kafe në mëngjes, ja si ndikon në shëndetin tuaj

Pini kafe në mëngjes, ja si ndikon në shëndetin tuaj

Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar për përfitimet e shumta të kafes. Por nuk duhet mohuar se tashmë për shumicën e njerëzve kafja në mëngjes është shndërruar në rutinë.

Kjo ka ndikuar që studiuesit të merren me studimin e ndikimit të saj në organizmin tonë. Sipas studimeve, ndonëse kafja ka disa përparësi, prapë nuk duhet të lihen anash efektet negative që shkakton ajo.

Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan kafe në mëngjes, dhe madje në stomak të zbrazët pa ngrënë mëngjesin.

Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë të përditshëm herët në mëngjes, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.

Studime të shumta kanë treguar se kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit dhe madje kurrsesi me stomak të zbrazët.

Kafja duhet shmangur të pihet menjëherë pas zgjimit, sepse atëherë niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe është përgjegjës për kontrollin e orës biologjike.

Një filxhan kafe me stomak të zbrazët mund të shkaktojë urth, fryrje, dhe në disa raste edhe të vjella. Përpiquni që në mëngjes ta hani të paktën një fetë bukë para se të pini kafe, dhe në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën kafenë zbuteni me qumësht.

Madje nëse mendoni se dita nuk nis pa kafe e keni gabim, pasi efekti i saj në mëngjes veçanërisht midis orës 08:00 dhe 9:00 nuk është shumë i dukshëm. Gjatë kësaj kohë ajo nuk funksionon, të paktën jo ashtu dhe aq shumë sa keni menduar.

Gjatë kësaj kohe kafeja është e panevojshme për shkak të kortizonit, një hormon steroid, i cili lirohet në trupin tonë në mëngjes, i cili vepron si një kafeinë natyrale. Nivelet më të larta të kortizolit sekretohen pikërisht në mes orës 8:00-9:00, dhe ai ndikon te ne duke na dhënë energji dhe duke na zgjuar.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale