Pink Report: “Të kërcejmë”
me Oltën dhe Simonen

Pink Report: “Të kërcejmë” <br />me Oltën dhe Simonen
Prej disa kohësh dy balerinët e “Dancing with the Stars”, Olta Ahmetaj dhe Simone Pigliacelli, kanë çelur një palestër për të gjithë ata që kanë pasion kërcimin.

Në këtë mënyrë artdashësve i’u ofrohet një mundësi shumë e mirë, për të mësuar me balerinë profesionistë zhanret e ndryshme muzikore.

Në një intervistë për “Pink Report”, rubrikën e Rreze Diellit në A1 Report, të dy balerinët tregojnë për aktivitetin e tyre dhe kënaqësinë për të qenë sa më afër publikut.

“Është kënaqësi të punosh me njerëz të thjeshtë”, është shprehur Olta e ndjekur edhe nga Simone, i cili është shpërngulur nga Italia për të jetuar në Tiranë.

“ Më pëlqen Shqipëria sepse më ka dhënë shumë mundësi dhe më ka bërë shumë të njohur”, ka thënë balerini.

Përveç palestrës të dy balerinët do të prezantojnë edhe një program televiziv për baletin.

Ndërkohë që Simonen shumë shpejt do ta shohim edhe si këngëtar. Ai do të publikojë një këngë të re në shqip, një prodhim ky i “Threedot’s Production”.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë