E veshur me një palë pantallona lëkure të ngjitura pas trupit dhe një bluzë të shkurtër që nxirrte në pah barkun e tonifikuar, Pink ka performuar sikur të ishte një profesioniste cirku.
E shoqëruar nga disa balerinë mjaft të zotë 33 vjeçarja ka realizuar një koreografi speciale.
Pink sapo ka nisur turin e saj muzikor “Truth About Love”, ku performancën e parë e ka zhvilluar në Dublin.
Ajo është shprehur mjaft e ngazëllyer për këtë projekt të ri, duke postuar shkrime dhe në rrjetin social Twitter.
“Dublin, ndalesa e parë, ndihem sikur të jem në shtëpi”, ka shprehur Pink.
(b.t/shqiptarja.com)