Piong Çang, acari ndryshon
orarin e garave olimpike

Piong Çang, acari ndryshon<br />orarin e garave olimpike<br>
Moti i acartë në Piong Çang, ku po mbahen Lojrat Olimpike Dimërore ka shkaktuar ndryshime në oraret e paracaktuara të garave.

Sot, erërat e forta dhe temperaturat tejet të ulëta shkaktuan shtyrjen e garës për femra në ski tre orë përpara se ajo të fillonte. Një ditë më parë u shty gara për meshkuj. Të dyja garat pritet të mbahen të enjten.

Pavarësisht erërave të forta, amerikania Jamie Anderson mbrojti titullin e saj në garat me ski stil i lirë, gruaja e parë që fitoi medaljen e artë olimpike në këtë sport. Në vend të dytë u rendit Laurie Blouin nga Kanadaja ndërsa në të tretin Ennie Rukajarvi e Finlandës.

Kanadaja mori medaljen e artë në paraqitjen si ekip në patinazh udhëhequr nga yjet si Tessa Virtue dhe Scott Moir. Ekipi rus mori medaljen e argjendtë, ndërsa Shtetet e Bashkuara fituan bronzin. Marrë nga VOA

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD