TIRANË - Pëllumb Pipero, drejtor i politikave në Ministrinë e Shëndetësinë, sqaroi për “Shqiptarja.com”, se ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi ka ndërruar jetë në pavijonin e neurokirurgjisë në QSUT dhe jo në Austri siç u përfol në fillim.
Sipas tij, Uruçi është shtruar para dy ditësh në infektiv, ku u dyshua për meningjit purulent dhe hidrocefali, pasoja të shkaktuara nga aksidenti i 17 dhjetorit.
“Esmeralda Uruçi pas aksidentit u shtrua në një spital privat në Austri, por gjendja e saj nuk ka qenë e mirë dhe ka dalë nga spitali pak ditë më parë. Para dy ditësh ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë në Qendrën Universitare spitalore “Nënë Tereza”, ku u shtrua me meningjit purulent. Dy cipat që ndajnë trurin ishin të mbushura me qelb, pasi siç e dini, kanali ku ajo ra gjatë aksidentit ishte me ujëra të zeza dhe ajo ka marrë infeksione të rënda, duke qenë se trurin e kishte komplet të hapur dhe mushkëritë e dëmtuara shumë. Gjithashtu si pasojë e aksidentit ka pësuar edhe hidrocefali, ndërsa dje është dërguar në neurokirurgji. Megjithëse për shëndetin e saj ka pasur një interes të veçantë nga ministri Vasili dhe me të janë marrë specialistët më të mirë, ka qenë e pamundur shpëtimi. Ajo ka ndërruar jetë sot gjatë paradites në repartin e neurokirurgjisë në QSUT”, - na ka shpjeguar Pëllumb Pipero.
(ek/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com