LUSHNJE - Drejtori i Politikave të Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ishte sot në spitalin e Lushnjes për të parë nga afër situatën për largimet nga puna në këtë institucion.
Pipero u informua nga vetë të larguarit nga puna të cilët kanë debatuar ashpër me drejtorin e spitalit, Sanxhaku.
Pëllumb Pipero u takua gjithashtu me drejtorin e spitalit, Albert Sanxhaku dhe përfaqësues të grupit të të larguarve nga pune. Pas takimit zoti Pipero, u shpreh për mediat se do të rishikohen vendimet e marra duke u premtuar të larguarve nga puna se brenda ditës së hënë do të rikthehen në vendet e mëparshme të punës.
Debatet e hapura ndërmjet drejtuesve të spitalit të Lushnjes dhe punonjësve të larguar nga ky institucion, pritet tu jepet përgjigje përfundimtare ditën e hënë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi të jenë shqyrtuar të gjitha rastet e largimeve nga puna.
/Shqiptarja.com