Pique njoftoi largimin nga futbolli, Xavi: S'e di nëse kam qenë i drejtë me të, është legjendë

Pique njoftoi largimin nga futbolli, Xavi: S'e di nëse kam qenë i drejtë me të, është legjendë

Xavi - Pique

Gerard Pique do zhvillojë dy ndeshjet e fundit me Barcelonën. Mbrojtësi 35 vjeçar njoftoi dje se do tërhiqet nga futbolli i luajtur edhe pse nuk është fundi i sezonit. Trajneri i Barçës, Xavi foli për herë të parë në lidhje me vendimin duke treguar se nuk e di nëse ka qenë i drejtë për minutat që i ka dhënë në fushë. "Një legjendë të skuadrës", kështu e cilëson Xavi ish-kolegun e tij në fushë.

"Loja është totalisht e kushtëzuar nga largimi i Gerardit . Ai meriton të gjitha lavdërimet nga tifozët e Barcelonës . Unë kam pasur fatin të jem bashkëlojtar dhe trajner i tij. I kuptoj rrethanat që e kanë bërë atë të vendos largimin. Ai luajti më pak, mbase u dnje më pak i dobishëm dhe dëshiron të largohet nga futbolli.Pique është shumë krenar. Ai kishte një kontratë dhe mund të vazhdonte të paguhej, por ai ka vendosur të tërhiqet. I uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që tifozët e Barcelonës ta vlerësojnë për atë që është: një legjendë", tha fillimisht trajneri i Barçës.

Xavi më pas u ndal edhe te sinqeriteti në raportin me mbrojtësin, duke treguar se ai është një shembull në fushën e lojës dhe stërvitje.

"Nuk e di nëse kam qenë i drejtë me Pique. E di që kam qenë i sinqertë me mesazhin dhe me atë që kam besuar. Kjo është ajo që gjithmonë ia kam bërë të ditur. Ai ka qenë gjithmonë një shembull për ekipin. Kurrë nuk ka bërë bujë. Ai është stërvitur 100 përqind dhe ka qenë shembullor. Unë kam qenë i sinqertë me të dhe rrethanat kanë bërë që ai të vendosë largimin", tha Xavi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)