Piramida e Tiranës, revista prestigjioze e vlerëson si një nga projektet më të mira arkitekturore në botë për vitin 2023 (LISTA)

Piramida e Tiranës, revista prestigjioze e vlerëson si një nga projektet më të mira arkitekturore në botë për vitin 2023 (LISTA)

Projekti i Piramidës së Tiranës

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë. Revista e njohur në fushën e arkitekturës “Dezeen”, ka përfshirë edhe Piramidën, ku mijëra të rinj presin që të mësojnë gjuhët e kodimit, duke marrë një profesion të sigurt për vendin e punës.

“Studio MVRDV ka disa projekte për të përfunduar në vitin 2023, por një nga më të pazakontat është riparimi i një piramide të viteve 1980 në Tiranë. Ndërtesa e amortizuar, e njohur si Piramida e Tiranës, do të rihapet si një qendër rinore e cila përmban studio dhe klasa për të rinjtë shqiptarë. Fillimisht u ndërtua në vitin 1988 si një muze kushtuar ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha, por u mbyll tre vjet më vonë pas rënies së komunizmit në vend”, thuhet në shkrim.

Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore passhkollore për 12-18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

Lista e plotë me 12 projektet e vlerësuara si më të mirat në botë për vitin 2023:

1.            The Pyramid of Tirana, Albania, by MVRDV

2.            Sub-Center Library, China, by Snøhetta

3.            Abrahamic Family House, UAE, by Adjaye Associates

4.            Bezalel Academy of Arts and Design, Israel, by SANAA

5.            Paddington Square, UK, by Renzo Piano

6.            Gilder Center, USA, by Studio Gang

7.            Toranomon-Azabudai, Japan, by Heatherëick Studio

8.            Factory International, UK, by OMA

9.            Zhuhai Jinëan Civic Art Centre, China, by Zaha Hadid Architects

10.          National Library of Israel, Israel, by Herzog & de Meuron

11.          The Spiral, USA, by BIG

12.          Maggie's Centre, UK, by Studio Libeskind.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/01/2023 23:02

    Nje nga 12 projektet me te mira arkitekturore ne bote!!! Te pakten e pranojne qe behet fjale per restaurim,se po te jete puna per /projekt/,origjinali eshte i gjithi /Made in Albania/ i ideuar e ndertuar nga projektuesit e ndertuesit shqiptare te talentuar.A e mori mundimin revista te paraqiste 3 foto te Piramides,si ishte ne kulmin e shkelqimit te saj,si e katandisen injorantet dhe si do te restaurohet? Duhet t'i tregojne te tre fazat per vleresim te drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë