Për herë të parë që nga ndërtimi i saj, piramida nuk do t'i përkasë më Ministrisë së Kulturës, por kalon në pronësi të bashkisë.
Qeveria miratoi vendimin që bën transferimin e godinës që Sali Berisha pak vite më parë tentoi të shembte për të ndërtuar parlamentin e ri.
Godina do të ristrukturohet nga pikëpamja arkitekturore dhe e shfrytëzimit.
Bashkia do ta përdorë për organizimin e eventeve të ndryshme sociale, promovimin e artit, kulturës dhe teknologjisë së informacionit.
Piramida, e ndërtuar fillimisht si një mauzoleum pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, shtrihet në një sipërfaqe mbi 4 mijë metrash katror.
Mermeri që vishte fasadën e saj u shkatërrua pas vendimit të qeverisë Berisha për ta shembur, vendim I cili nuk u konkretizua kurrë.
Qeveria vendosi gjithashtu të ndajë shoqërinë 'Albpetrol' në dy të tjera , një që menaxhon shpërndarjen e gazit natyror, e quajtur “Albgaz” dhe një që menaxhon naftën.
“Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Albagaz”, sh.a., të jetë 359 068 000 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë. Kjo vlerë e kapitalit fillestar përfaqëson vlerën me të cilën do të zvogëlohet kapitali i shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., pas shkëputjes së njësisë së gazit”, thuhet në pikën 2 të vendimit.
“Albgaz” me kapital 359 milionë lekë do varet nga ministria e Energjitikës dhe do të jetë 100% shtetërore.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com