TIRANË - Pas mashtrimit të qytetarëve me firmën piramidale Xhaferri, një nga tre djemtë e Rrapush Xhaferrit, ish bosit të fondacionit “Demokracia Popullore”, kërkon nga Gjykata e Lartë me rekurs të shmangë detyrimin prej 12 milionë dollar ndaj debitorëve.
Rekursi është bërë nga Asllan Xhaferri, ndërsa 2 djemtë e tjerë te ish-bosit të piramidave rezultojnë në kërkim pasi prej më shumë se një dekade i fshihen drejtësisë.

(Në foto: Kërkesa e Asllan Xhaferrit në Gjykatën e Lartë)
Trashëgimtari i firmës piramidale “Xhaferri", djali i Rrapush Xhaferrit ish-presidentit të Fondacionit “Demokracia popullore” ka çuar në Gjykatën e Lartë, Avokaturën e Shtetit dhe kërkon anullimin e vendimit që detyron këtë të fundit të shlyej kreditorët.
Një dekadë më parë me vendimin numër 666, Gjykata e Tiranës do të pushonte gjykimin ndaj Rrapush Xhaferrit pasi ky i fundit ndërroi jetë dhe do të dënonte tre djemtë e tij me 28 vite burgim.
Gjykata argumenton në vendimin e saj se fajësia e këtyre personave, përfshi dhe Asllan Xhaferrin, për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim, “me vlerë monetare 15.412.676.590
15.412.676.590 lekë”.
Policia ka mundur të arrestojë vetëm një nga trashgimtarët e Rrapush Xhaferrit, Asllan Xhaferrin ndërsa dy të tjerët rezultojnë në kërkim.

(Në foto: Faqja e policisë ku janë të shpallur në kërkim vëllezërit Xhaferri)
Pas kreyrjes së dënimit prej 8 vitesh burgim Asllan Xhafferi duhet të shlyej detyrimin prej 12 milionë dollarë, pasi sipas gjykatës rezultojnë afro 1 milion e 200 mijë qytetarë të cilët kanë depozituar këtë shumë.
Rekursi është regjistruar një ditë më parë nga Xhaferri në Gjykatën e Lartë, ndërsa pritet që brenda muajit të caktohet relatori i çështjes si dhe data e senacës.
/Shqiptarja.com
Rekursi është bërë nga Asllan Xhaferri, ndërsa 2 djemtë e tjerë te ish-bosit të piramidave rezultojnë në kërkim pasi prej më shumë se një dekade i fshihen drejtësisë.

(Në foto: Kërkesa e Asllan Xhaferrit në Gjykatën e Lartë)
Trashëgimtari i firmës piramidale “Xhaferri", djali i Rrapush Xhaferrit ish-presidentit të Fondacionit “Demokracia popullore” ka çuar në Gjykatën e Lartë, Avokaturën e Shtetit dhe kërkon anullimin e vendimit që detyron këtë të fundit të shlyej kreditorët.
Një dekadë më parë me vendimin numër 666, Gjykata e Tiranës do të pushonte gjykimin ndaj Rrapush Xhaferrit pasi ky i fundit ndërroi jetë dhe do të dënonte tre djemtë e tij me 28 vite burgim.
Gjykata argumenton në vendimin e saj se fajësia e këtyre personave, përfshi dhe Asllan Xhaferrin, për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim, “me vlerë monetare 15.412.676.590
15.412.676.590 lekë”.Policia ka mundur të arrestojë vetëm një nga trashgimtarët e Rrapush Xhaferrit, Asllan Xhaferrin ndërsa dy të tjerët rezultojnë në kërkim.

(Në foto: Faqja e policisë ku janë të shpallur në kërkim vëllezërit Xhaferri)
Pas kreyrjes së dënimit prej 8 vitesh burgim Asllan Xhafferi duhet të shlyej detyrimin prej 12 milionë dollarë, pasi sipas gjykatës rezultojnë afro 1 milion e 200 mijë qytetarë të cilët kanë depozituar këtë shumë.
Rekursi është regjistruar një ditë më parë nga Xhaferri në Gjykatën e Lartë, ndërsa pritet që brenda muajit të caktohet relatori i çështjes si dhe data e senacës.
Vendimi i gjykatës për xhaferrët












