Piramidat, s’ka afat
për paratë e rikthyera
Qytetarët, që ende nuk kanë marrë para nga asetet e shitura të ish-piramidave e që janë depozituar në banka, mund t’ua kalojnë të drejtën për një gjë të tillë trashëgimtarivë të tyre. Financat synonin ta kufizonin këtë të drejtë në 10 vjet, por kjo është rrëzuar në Kuvend.
Llogariten në afro 20 milionë dollarë, ende të bllokuara, kapitalet, që shqiptarët u besuan firmave mashtruese piramidale në vitet ’90, pas kthimit të asaj çka është rikuperuar deri më sot. Megjithatë, grupi i administratorëve të aseteve dhe kapitalit të firmave piramidale do të shkrihet dhe ajo çka ka mbetur nga paratë e grumbulluara nga shitja e ish-firmave rentiere do të administrohenkëtej e tutje nga ministria e Financave. Projektligji për këtë çështje ka kaluar djenë analizë të komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit. “Në kushtet, në të cilat jemi sot, volumi i punës së mbetur nga grupi mbikëqyrës është reduktuar ndjeshëm. Mesa duket, asetet janë të gjitha tashmë të grumbulluara dhe procedurat që kanë mbetur janë, ose gjyqësore, ose procedura që parashikojnë shitjen e aseteve, depozitimin e të ardhurave të arkëtuara dhe procesin e shpërndarjes së këtyre shumave”, deklaroi Linda Rusmajli, drejtoreshë juridike në ministrinë e Financave.
Opozita kërkoi që paratë të administrohen dhe të shpërndahen për kreditorët nga Këshilli i Ministrave dhe jo nga ministria e Financave. “Vendimi përfundimtar, koeficienti i shpërndarjes, skema dhe rradha duhet të jenë me vendim qeverie dhe jo me urdhër ministrie”, kërkoi deputeti socialist Arben Malaj.
PËRFITUESITSipas projektligjit, personat përfitues apo trashëgimtarët e ligjshëm të tyre mund të kërkojnë pranë ministries së Financave, kalimin në llogarinë e tyre personale të shumave që u takojnë, duke paraqitur dokumentacionin që provon të drejtat e ligjshme te tyre. Por, kjo e drejtë, sipas qeverisë, që ka hartuar këtë akt, shuhet pas një periudhe të caktuar kohe. Deputetët vendosën që e drejta mbi paratë pas 10 viteve të shqyrtohet përsëri, por kësaj radhe nga komisioni parlamentar i Ligjeve. Ndërkaq, shkrirja e grupit të administratorëve të piramidave u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita ka abstenuar. Neni që do të rishikohet ka të bëjë me klauzolën si më poshtë. Paratë që do të jenë të depozituara në bankat e nivelit të dytë, e cila realizon pagesat e kreditorëve të shoqërive, do të jenë në dispozicion të këtyre të fundit për një periudhë 5-vjeçare, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, parashikohet në varjantin qeveritar. Pas këtij afati, të gjitha mjetet monetare të patërhequra do të depozitoheshin në një llogari të veçantë, të hapur nga Ministria e Financave, në njëbankë të nivelit të dytë.
Personat përfitues apo trashëgimtarët e ligjshëm të tyre, mund të kërkojnë, pranë Ministrisë së Financave, kalimin në llogarinë e tyre personale të shumave takuese, përkundrejt paraqitjes së dokumentacionit që provon të drejtat e ligjshme te tyre. Kjo e drejtë përfundon dhe parashkruhet me kalimin e afatit prej 10 vjetësh, nga hyrjanë fuqi e këtij ligji. Pikërisht kjo është kundërshtuarnga opozita, pasi nuk ka asnjëarsye që të mbarojë e drejta kushtetuese e trashëgimtarëve mbi një shumë të caktuar kapitali.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7961
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31
-
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi
24 Nëntor, 19:25
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15
-
Renditja/ Keko mjafton kundër Laçit, Partizani rigjen kreun e Superligës! AF Elbasani dhe Tirana barazojnë 1-1, Egnatia fiton në Ballsh
24 Nëntor, 19:10
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03