Pirlo e nis me fitore te Juventus, Real ‘mban frenat’ në ndeshjen e parë të La Liga-s (VIDEO-Golat)

Karriera si trajner e Andrea Pirlos nis me këmbë të mbarë në pankinën e Juventusit. Kampionët në fuqi e nisin sezonin e ri me një fitore të bukur 3-0 ndaj Sampdorias dhe u lëshojnë sfidën rivalëve që në 90 minutat e para. Kur kishin kaluar vetëm 13 minuta lojë ishte blerja e re Kulusevski që kalon bardhezinjtë në avantazh me një gol të bukur. 1 mijë tifozët e pranishëm në Allianz Stadium kishin mundësi që të shihnin edhe dy gola të tjerë në minutat finale nga idhujt e tyre. Mbrojtësi Bonucci e dërgoi rezultatin në 2-0 në minutën e 79-të pas një rrëmuje në zonë dhe më pas Cristiano Ronaldo një minutë nga fundi vulosi gjithçka me një gjuajtje shumë të bukur. Sot bën nisjen sezonale Milani që pret në “San Siro” Bologna-n.

Në La Liga Real Madrid nuk bëri një nisje të sezonit ashtu siç do ta kishte dëshiruar. Kampionët e Spanjës e nisën me silenaciator dhe pa gola duke barazuar me Real Sociedad në transfertë. Djemtë e Zidane patën disa raste shënimi por më të pastra i kishin vendasit dhe portieri Courtois shpëtoi kampionët.

Ndërkaq në Angli Liverpool merr fitoren e dytë radhazi pasi mposhti në Londër Chelsean 2-0 me dy gola të senegalezit Sadio Mane në pjesën e dytë dhe kap kuotën e 6 pikëve./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'