Piro Jani: Çdo muaj punësohen 
rreth 70 të diplomuar të kurseve tona

Piro Jani: Çdo muaj punësohen <br />rreth 70 të diplomuar të kurseve tona
Është koha e artë e zanatçinjve. Tregu i punës ka më shumë mundësi për ta. Kuzhinierë, rrobaqepës, estetistë, elektriçistë, saldatorë, bojaxhinj, hidraulikë, kujdestarë fëmijësh, përpunues druri… Këta profesionistë kanë një treg pune më fleksibël. Kanë më shumë mundësi për tu punësuar dhe përfitimet financiare prej këtyre profesioneve janë të kënaqshme.

Piro Jani, drejtori i “DRFPP4”, një prej qendrave të Formimit Professional në Tiranë, thotë se interesi për këto profesione realisht sa vjen e rritet nga viti në vit.
Shumica dërrmuese e të rinjve që synojnë sot të shkollohehn e diplomohen në shkollat profesionale vijnë nga shkollat e mesme. Por ka edhe mjaft prej tyre që janë me arsim të lartë. Nuk kanë gjetur punë në profilin që kanë studiuar dhe mendojnë së më e mira për ta është të fitojnë një profesion të ri që u siguron edhe punë…”, thotë Piro Jani, ndërsa na rrëfen trendet e fundit që vihen re në fushëne  formimit professional dhe të tregut të punës sot në Shqipëri.
 
Z.Jani, nga viti në vit duket se interesi po rritet për arsimin profesional. Në qendrën tuaj si janë regjistrimet? A ka rritje të interesit?
Në të vërtetë ka pasur rritje të interesit, pothuajse në të gjithë profilet e qendrës tonë të kurseve, pra në tre dapartamentet: Dapartamentin teknik , dapartamentin e turizmit dhe departamenti social. Kërkesat kanë qenë në rritje edhe për një arsye të thjeshtë, sepse shumë prej të diplomuarve të degët e qendrës tonë  janë punësuar pas shkollimit këtu. 
 
Si futen në tregun e punës të diplomuarit e qendrës tuaj? Si bien në kontakt me punëmarrësit?
Ka disa raste që lidhja mes tyre dhe punëmarrësve bëhet përmes zyrave të punës. Por në qendrën tonë vijnë edhe biznese për të kërkuar profesionistë këtu. Përshembull, vjen një fason që ka rrobaqepësi dhe kërkon këtu rrobaqepës. Vijnë bëjnë përzgjedhjen dhe ka shumë prej kursantëve tanë që bien dakord me kushtet e punës dhe pagat dhe nisin punë menjëherë. Po ashtu ka edhe nga ata që nuk bien dakord  dhe kërkojnë mundësi të tjera më të mira.
 
A keni të dhëna sa prej kursantëve tuaj punësohen pasi mbarojnë kurset?
Nuk kemi të dhëna zyrtare, por sidoqoftë në stafin tonë kemi dikë që i mbledh të dhënat, kryesisht përmes instruktorëve, të cilët mbajnë lidhje me ish-kursantët e tyre. Bazuar në statistikat që ne krijojmë përmes kësaj rruge, na rezulton se  çdo muaj punësohen përafërsisht  60- 70 profesionistë të shkolluar tek ne. 
 
Të cilës kategori janë të interesuarit për të shkollimin professional, nga ç’arsimim vijnë?
Është një fakt interesant që duhet të  identifikohet. Numri i personave me shkollë të lartë, është më i madh se numri i kursantëve që kanë vetëm 9-vjeçaren. Kjo do të thotë se arsimi i lartë nuk i kënaq të gjithë. Ka shumë që nuk gjejnë punë pas diplomimit dhe mendojnë të marrin një profesion për të siguruar jetesën. Por duhet thënë se pjesa dërrmuese e nxënësve tanë janë me arsim të mesëm. 
 
A mund të na thoni çfarë profesionesh kërkon tregu për momentin?
Tregu i punës, prej disa vitesh kërkon më shumë elektriçistë, saldatorë, kuzhinierë, rrobaqepës, estetikë-kozmetikë, etj… Por ka shumë kërkesë është teknikët e paneleve fotovoltaike (për energjinë e rinovueshme), që është një treg i ri por me kërkesa në rritje për profesionistë.  Po ashtu ka  shumë kërkesa edhe për kujdestari fëmijësh, edhe ky një trend i ri, ku kryesisht kërkon sektori privat. Shumë prej tyre vijnë në zyrat e qendrës tonë për të kërkuar profesionistët e diplomuar tek ne e për të kontaktuar me ta. 
 
Si funksionojnë regjistrimet tek ju, me sezone apo ka regjistrime të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit?
Ne nuk i ndërpresim kurset asnjëherë. Madje edhe gjatë verës. Ka pasur shumë fluks edhe gjatë verës. Pasi përfundon një kurs, ne nsiim direct kursin e ri me personat që janë regjistruar. Por shpesh duke u nisur nga fluksi i të interesuarve ne hapim kurse paralele. Kurset fillojnë nga një muaj e një javë deri në 5-6 muaj dhe gjatë gjithë kohës së kurseve ka regjistrime të reja.  Kemi nga tre instruktore për një kurs, dhe krijojmë klasa të reja herë pas here.
 
Të cilës moshë janë kryesisht kursantët dhe si orientohen ata për të gjetur një profil ku kanë prirje?
Numri më i madh i kursantë është nga 24 deri 32-33 vjeç, pra  mund të ketë mbaruar edhe një shkollë të lartë dhe nuk e kanë gjetur veten në atë profil dhe mendojnë se me anë të një kursi professional mund të gjejnë punë. Janë pra kryesisht të rinj. Unë besoj se e ardhmja janë zanatet.  Kur vjen një kursant këtu vjen për të marrë një zanat dhe me idenë e qartë për tu punësuar diku. Për këtë arsye i kushton rëndësi marrjes së zanatit. E rëndësishme është që ata të zbulojnë prirjet e tyre. Është interesant fakti që disa kursantë ndjekin nga dy kurse dhe e bëjnë këtë deri kur kuptojnë se në cilin profil kanë prirje. Në këtë mënyrë ata zbulojnë edhe veten. 
 
Thuhet se kurset nëpër qendrat e formimti profesional janë falas. Por jo për të gjithë kategoritë. Si funksion, kush paguan dhe kush jo për të marrë një profesion në këto qendra?
Është publikuar një udhëzim me nr.286, sipas të cilit ata që përfitojnë tarifën zero, pra që mund të shkollohen falas në këto qendra janë: jetimët, gratë e dhunuara, të kthyerit nga emigracioni që s’kanë mundësi financimi, ata që kanë qenë të dënuar dhe komuniteti rom dhe egjiptian, sikurse edhe të gjithë të regjistruarit të zyrat e punës si punë kërkues pa punë…Por ka edhe një kategori tjetër që i ndjek kurset tona kundrejt pagesës. Tarifa për ta është 4 mijë lekë të reja për të gjithë kursin. Me rritjen e interesit të përgjithshëm për të ndjekur kurset tona, ka ardhur në rritje edhe numri i kursantëve që vijnë me pagesë.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja