Pirueta e çuditshme “gjeopolitike”: Ata që një vit më parë Abazoviçin e cilësuan hero, tani e quajnë mik të Ramës

Pirueta e çuditshme “gjeopolitike”: Ata që një vit më parë Abazoviçin e cilësuan hero, tani e quajnë mik të Ramës

Zv.kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministri Edi Rama

Kushdo besoj e mban mend një vit më parë, kur Edi Rama e Zoran Zaev, hapur, madje shumë hapur përkrahën Milo Gjukanoviçin në zgjedhjet parlamentare të fundgushtit në Mal të Zi.

Madje, Rama, shqiptoi në gjuhën malazeze, një sslogan të Partisë Demokratike të Malit të Zi si një afërsi të tij me Milon. “Please vvin for you and sve nas”, tha Rama, duke shqiptuar si në anglisht si në serbo-kroatisht mesazhin e tij. Rama tha në mesazhin e tij: “Çdo votë kundër Gjuanoviçit, mund të shtyjë vendin të shkojë pas”.

Në fund, PDS e Gjukanoviçit, edhe pse doli parti e parë, nuk pati mundësi të krijojë qeverinë e re. Kjo sepse partia e Dritan Abazoviçit, “E Bardha në të Zëzë” mori katër mandate “floriri” që vendoste kush do të qeverisë vendin.

Këtu në Tiranë komenten qenë batërditëse: Rama u konsideruar një nbështetës i një Tirani. Fituesit në Podgoricë, që nuk ishin tjetër veçse një aradhë partish filoserbe, e filoruse, u quajtën “kalorës kundër tiranisë e korrupsionit”.

Por “shkëlqimi” i fituesve ra që në natën e parë, kur në Podgoricën e vogël, e cila realisht ja kishte dalë të ishte vendi më i paprekur nga Covid 19, të dyndeshin shovinistë me flamuj serb që infektuan dynjanë me këngë për tu kthyer në Kosovë. Mali i Zi u batërdis me Covid, e kjo u trefishua në ceremoninë mortore të fituesit real të zgjedhjeve malazeze, Mitropolitit Amfilohije, i cili nuk e gëzoi triumfin politik pasi u infentua rëndë e ndërroi jetë nga koronavirusi. Por mallkimi i kësaj pandemie botërore preku edhe kreun e Kishës Serbe Irinej, i cili pak më pas vdiq po nga Covid 19.

Dritan Abazoviçi, i cili erdhi në pushtet me një retorikë anti establishment e anti korrupsion, kundër Milo Gjuklanoviçit nuk u mendua dy herë, zgjodhi pa një pa dy të bëjë një qeveri me partitë filoserbe e filoruse.

Një kozmos laraman ekstremistësh, që përpara pragmatizmit janë të burgosur të së kaluarës së errët. Kërkuan kthimin e cirilices, ringjalljes së “botës serbe” në Mal të Zi, e natyrisht Kishës Ortodokse, ku me zellin e tyre i bënë varrin të ndjerit Amfilohije, i cili ishte një antishqiptar i tërbuar.

Por e gjitha kjo nuk ishte ndonjë suprizë, por një skenar i ditur, e provuar prej vitesh. Madje në vitin 2016, GRU, shërbimi sekret i ushtrisë ruse organizoi dhe nje grusht shteti kundër Milos.

Megjithata për mediat opozitare shqiptare dhe mbështetësit e tyre, 30 gushti 2020 ishte një fitore e madhe. E në fakt pas asaj date ndodhi ajo që pritej; serbizmi i Malit të Zi. Dritan Abazoviçi vërtet mbajti të palëvizur njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në NATO, por Perëndimi nuk pati kurrë besim në qeverinë proserbe të Podgoricës. E cila komandohet nga Beogradi e kjo dihet.

E sot, pas incidentit të Cetinjës, të gjithë këto qarqe që festuan për humbjen e Milos, janë hedhur pro tij dhe sulmojnë Dritanin, përse Edi Rama e quajti mik të tij.

Në fakt Dritani, është një ulqinak 24 karatësh edhe pse i pëlqen të flirtojë me filoserbët. Një vit më parë media e familjes Berisha, publikonte një video fantastike, ku babai Dritanit, një peshkatar  legjendë i Ulqinit së bashku me shokët e tij po festonin me këngë qytetare shkodrane, por që realisht janë 100% ulqinake. Kufijtë mes këtyre dy qyteteve asnjehërë nuk janë gjetur edhe sot, pasi ka shuumë të përbashkëta.

Megjithatë, një gjë duhet thënë se Dritan Abazoviçi nuk ka hezituar të bëjë koalicion me proserbët, e ka pasur program që kur ishte në opozitë, por kur erdhi në qeveri tha se mundem t’i frenoj. Njohjen e Kosovës e NATO-n i marr unë përsipër. Sikur Dritani të kishte bërë aleancë me Milon, filoserbët sot nuk puthnin në Mal të Zi.

Ka madje edhe një rrezik të madh, që nëse në regjistrimin e ri të popullsisë, Dritan Abazoviçi të lejojë që të rritet rrezja e shtetasve malazezë por që jetojnë në Serbi, atëherë nuk ka më peshë as Dritani dhe realisht Mali i Zi bëhet Serbi.

Por ky problem nuk lindi sot, ka qenë gjithmonë. Gjukanoviç, realisht është një digë kundër Beogradit. E këtë nuk e tregoi sot, por që në 1997 kur priti refugjatët Kosovarë e kundërshtoi Milosheviçin, duke strehuar dhe Zoran Xhingjiçin që Milloshi donte ta vriste. Thënë thjesht, nëse do të fitontë vjet Gjukanoviçi, asnjë gjë që ndodhi sot, do ishte shmangur.

E sot, gjejnë lidhje me Vuçiçin. Po pse një vit më parë a nuk ishte Vuçiç aleati i Amflilohijes që fitoi zgjedhjet?!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hena: 07/09/2021 15:57

    Po jo re ca flet. Si ta paskan kritikuar Ramen. Cfjane keta njerez, ne burg ti fusni. Lideri jot eshte fanar jo per Shqiperine por edhe per Marsin dhe Juptierin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg