PISA për Arsimin, Rama:Sipas
Lulit edhe ky përkthim ishte gabim

PISA për Arsimin, Rama:Sipas<br />Lulit edhe ky përkthim ishte gabim
TIRANE-Raporti mbi Arsimin në Botë, Pisa 2015 ka vlerësuar reformat në arritjet e arsimit në Shqipëri, duke inkurajuar qeverine që të mos heqin dorë. Por ky vlerësim është bërë shkak replikash ditën e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut te PD, Lulzim Basha.

Të rinjtë e PD-së kanë protestuar këtë 8 Dhjetor në një sërë ministrish dhe më pas në kryeministri, protesta që kanë sjellë dhe reagimin e mëparshëm të Ramës, në lidhje me reformën në arsim dhe situatën në këtë sektor. Kryeministri Rama duke përshëndetur vlerësimin e Pisa 2015 u ka bërë të ditur të rinjve të PD-së që protestuan paraditen e sotme, që të mos nxiten keqas nga partitë, por të lexojnë këtë raport.

Të rinjtë e nxitur nga partitë që protestojnë për arsimin të lexojnë rezultatet e Shqipërisë në programin PISA2015‘, ky është statusi i Ramës në Twitter. (Per me shume lexoni Këtu)

Mbi këtë raport, Komisioni Europian i ka dërguar letër ministres Nikolla ku ka vlerësuar rezultatet pozitive në arsim. Letra vlerëson edhe punën e kryeministrit si edhe të reformave që janë ndërmarrë në fushën e arsimit.

Por nuk e ka mirëpritur kreu i PD, Lulzim Basha që sipas tij, raporti PISA2015 ka qenë i paguar.
Edhe sot Kryeministri na kujtoi, ndërkohë që ju ishit në protestë të lexoni raporte. Populli nuk jeton duke lexuar raporte, rinia nuk arsimohet duke lexuar raporte. Aq më pak raporte të porositura e të paguara për ta bërë të zezën të bardhë. E zeza e bardhë nuk bëhet kurrë me propagandë, nuk bëhet kurrë me mashtrime”, tha Basha gjatë një takimi me të rinjtë tek Qyteti Studenti ku përkujtoi 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë.

Por menjëherë ka ardhur replika e kryeministrit Edi Rama që thumbon:
Sipas Lulit edhe PISA 2015 ka përkthyer gabim rezultatet e Shqipërisë në arsim! E kanë paguar! Dikush t'i thotë që paraja nuk është gjithçka”.

Sipas Raportit “Pisa 2015”, Shqipëria ka bërë përpara dhe është në vendin e 51 nga 72 vende pjesëmarrëse.


(d.b/XH.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai