Kemi pasur rastin të shohim pishina të madhësive të ndryshme, por edhe me forma nga më të çuditshmet që në shikim të parë duken shumë qesharake.

Pronarët e tyre kanë shpenzuar shuma të majme të hollave që t’i kenë në oborr me forma të ndryshme nga akullorja e deri te violina.

Shumica prej këtyre pishinave janë të ndërtuara në Shtetet e Bashkuara, kurse pronarët ndihen krenar që kanë pishina unike që secili person që kalon pranë tyre e kthen kokën për t’i shikuar.

Megjithatë trendy i pishinave të çuditshme është në rritje e sipër, dhe klientët dita ditës po kanë kërkesa të veçanta dhe e gjitha po bëhet që të rrëmbejnë vëmendjen e të tjerëve.

Ora 16:09
Pishinat me format më të çuditshme në botë