Prishtina është mbuluar nga bora e parë për vitin 2016. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto momente Kosova përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius. Në foto duket qartë dhe bora që ka mbuluar Prishtinën mëngjesin e 3 Janarit 2016.

prishtine

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)