Pistoletë e fishekë në 'Benz',ja ku
përfundojnë dy persona në Shijak

Pistoletë e fishekë në 'Benz',ja ku<br />përfundojnë dy persona në Shijak<br>
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shijakut, pasi janë kapur duke lëvizur me armë pa leje. Mësohet se janë arrestuar shtetasit Astrit (Avdyli) Balliu, 43 vjeç, dhe Donald Çullhaj, 23 vjeç, të dy banues në Shijak. Gjithashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri me fishekë dhe një automjet.

Sipas uniformave blu, në Xhafzotaj, Shijak gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin tip Benz me drejtues shtetasin Donald Çullhaj, në një çantë "Marsup" është gjetur një armë zjarri pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9 mm me mbishkrimin “STERM9x19;

• një krëhër me 12 fishekë të kalibrit 9 mm, me një fishekë në fole;

• automjeti tip Benz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake " parashikuar nga neni 278/ 2 të Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të