Pistoletë me postë nga
jashtë, pranga pritësit

Pistoletë me postë nga<br /> jashtë, pranga pritësit
TIRANË – Policia e kryeqytetit ka prangosur mesnatën e sotme një 38 vjecar, i cili po tërhiqte pranë postës një “dhuratë” të veçantë: pistoletë. Burimet policore bëjnë të ditur se sot rreth orës 01.30 të natës në bashkëpunim me Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë se Shtetit dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sotir Kozma Zoto, i vitl.1981, banues në fshatin Finiq Delvinë.

Ai është kapur në flagrancë duke tërhequr pranë zyrave të Postës Shqiptare një pako të dërguar në adresë të tij nga jashtë shtetit. Në të ndodheshin pjesë dhe mekanizma për arme zjarri të llojit pistoletë.

Policika ka nisur procedimin penal për 31 vjecarin, Zoto.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë