Gjyshja e vajzës 4-vjeçare që u kafshua nga qeni në Lungomare rrëfen momentet e tmerrit. Ajo tregon se kishin dalë për një shëtitje, kur papritur u sulmuan nga një qen endacak.

Në ato çaste kanë ndërhyrë disa punonjës që ndodheshin duke punuar në zonë, duke bërë të mundur largimin e qenit.

E tronditur dhe ende e traumatizuar, gjyshja përshkruan frikën dhe panikun që përjetuan gjatë sulmit.

Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore.  E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes.


Lajmi kryesor:

Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, futet në operacion! Gjyshja: Ishim xhiro, s’e mbrojta dot mbesën