Pittella-Metës: Mbështetje në
PE për çeljen e negociatave

Pittella-Metës: Mbështetje në<br />PE për çeljen e negociatave
Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u prit nga Presidenti i Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella. 

Kryetari i Kuvendit, Meta e falënderoi Pittella për mbështetjen e fuqishme të Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe në shërbim të perspektivës evropiane të Ballkanit, si mundësia e vetme që forcon stabilitetin, prosperitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.
Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, Pittella duke vlerësuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, shprehu mbështetjen e tij dhe të grupit socialdemokrat për të avancuar në këtë drejtim. 

Meta u shpreh se në Kuvendin e Shqipërisë është arritur progres substancial gjatë këtyre viteve, duke vënë në dukje miratimin konsensual të reformës në drejtësi, ligjin e dekriminalizimit dhe përmirësimin e transparencës dhe rolit mbikëqyrës së Kuvendit. 

Meta u shpreh se Kuvendi e ka lexuar me vëmendje progres-raportin dhe mbetet i përkushtuar për reflektimin e rekomandimeve të Komisionit, ku kryefjalë do të jetë implementimi i reformës në drejtësi si një nevojshmëri për qytetarët shqiptarë. Në këtë drejtim u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e eurodeputeteve socialdemokratë në Parlamentin Evropian, të cilët kanë qenë gjithnjë në avangardë të zgjerimit të BE-së dhe integrimit të vendeve të Ballkanit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai