Pittella në Tiranë: Bashkimi PS
LSI, garanci për një qeveri të re

Pittella në Tiranë: Bashkimi PS<br />LSI, garanci për një qeveri të re
TIRANE - Zv/ Presidenti i parë i Parlamentit Europian, Gianni Pittella udhëtoi sot drejt Tiranës për të falënderuar personalisht kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSI-së Ilir Meta për pranimin e apelit dhe të mesazhit për bashkim duke lënë pas të shkuarën për të parë drejt të ardhmes. Pittella erdhi në Tiranë për të dhënë edhe mesazhin se qeverisja e re e dalë nga koalicioni PS-LSI do të realizojë ëndrrën e madhe të shqiptarëve për integrimin në BE dhe dha garancinë se ky bashkim ka mbështetjen e socialistëve europianë.  

Vetë Gianni Pittella paralajmëroi mbrëmë vizitën, në një intervistë telefonike dhënë mbrëmë në TV A1 REPORT, ku ai u shpreh se: Bashkimi i forcave socialiste do të thotë fitore e zgjedhjeve.

Takimet e Pittelës në Tiranë nisën me një mëngjes pune me Edi Ramën në zyrën e tij.  Takimi në orën 09:00 zgjati për gati 1 orë dhe të pranishëm ishin edhe deputetët PS, Ditmir Bushati e Taulant Balla. Më pas Pittella takoi Metën në LSI ku mbajti një konferencë për shtyp.

Pittella tha se bashkimi i PS- LSI garantonte një qeveri të re e cila do të ndryshonte gjendjen e Shqipërisë ku ka probleme të shumta por më të mëdhatë janë ato të papunësisë dhe borxhit publik.

Nga ana e tij Ilir Meta tha se ky moment i ri bashkëpunimi me Partinë Socialiste të Edi Ramës, do të ketë qëllim integrimin evropian të vendit.

PITTELLA: SOCIALISTET EUROPIANE JU MBESHTESIN, PS- LSI GARANCI PER QEVERI TE RE
“Vendosa të vij personalisht të falënderoj mikun tim, Ilir Meta. Falënderova edhe mikun tim Edi Rama që pranuan ftesën që personalisht unë dhe liderët e internacionales socialiste kemi drejtuar dhe mesazhin të lëmë pas të shkuarën dhe të shohim drejt së ardhmes.  E vlerësuam jashtëzakonshit shumë vendimin e marrë nga partitë e majta për të bashkuar forcat për të garatuar për Shqipërinë një të ardhme më të mirë.
Problemet që ka ky vend, me të cilin ne kemi ndjenja shumë të forta miqësie, janë të shumta. Unë e di që ka probleme të mëdha sa i takon punësimit dhe borxhit publik në vend dhe përgjigjja e kësaj është bashkimi i të gjitha forcave në vend, dhe brenda këtij bashkimi të madh të kombit duhet parë bashkimi i forcave të majta në vend. Ky është dhe kushti e garancia që do të garantojë një qeveri të re dhe që do të përqëndrohet tek procesi i integrimit BE. “- tha Pittella në konferencë për shtyp.

Pittella nënvizoi gjithashtu se qeveria PS- LSI do të realizojë ëndrrën e madhe të integrimit në BE. “Duhet të realizojmë ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve atë të bashkimit të familjes shqiptare me familjen europiane. Dua t’i them mikut tim Ilir Meta dhe Edi Ramës e garantoj për mbështetjen tek unë dhe tek forcat e majta sepse së bashku socialistët shqiptarë dhe europianë mund të punojnë më në fund pa ndasitë e së shkuarës”


META: BASHKEPUNIMI ME PS, PER INTEGRIMIN E VENDIT
Ora 10:30 Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pas takimit privat që zhvilloi me përfaqësuesin e grupit socialist në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella, tha për mediat se ky moment i ri bashkëpunimi me Partinë Socialiste të Edi Ramës, do të ketë qëllim integrimin evropian të vendit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëspresidentin e parë të parlamentit Evropian, Meta tha se takimi mes tyre ishte pikërisht për koalicionin parazgjedhor opozitar me socialistët.

“Si përfaqësues i grupit socialist në PE, Pittella, me të cilin zhvilluam një takim miqësor, i cili kishe të bënte me situatën më të re politike, me këtë moment të ri të bashkëpunimit midis LSi dhe PS, e cila ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e socialistëve evropianë, të cilët kanë qenë dhe mbeten shumë të interesuar jo vetëm për bashkëpunimin mes forcave të majta në Shqipëri, por për shpejtimin e integrimit. LSI evropiane do ta shfrytëzojë këtë moment të ri bashkëpunimi me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian të vendit, pasi ky është interesi kryesor jo vetëm i të gjithë të majtëve po i gjithë shqiptarëve”, u shpreh Meta, ish-aleat i koalicionit qeveritar prej shtatorit të 2009-ës.

rama pittella
(Pittella në tryezë me grupin e PS-së)


INTERVISTA PER A1 REPORT DHENE MBREME


Gazetari ANDI KAPXHIU: Z. Pittella! Lideri socialist Edi Rama dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta, kanë mirëpritur apelin që jë dërguat rreth 48 orë më parë për një bashkim të së majtës europiane. Ju, si e gjykoni këtë rezultat?

Një rezultat i madh dhe një kënaqësi e madhe, që unë e ndiej në këto momente. Të enjten do të jem në Tiranë për të falenderuar këta liderë të mëdhenj që kanë menduar mbi të gjitha për interesat e vendit të tyre, të Shqipërisë, e cila ka nevojë për një parti të madhe socialiste, të bashkuar, për të shkuar në Europë. Jam me të vërtetë i lumtur për këtë lajm të mirë dhe do të mbështes me çdo forcë timen, betejen elektorale që Meta dhe Rama do të çojnë përpara në interes të Shqipërisë, një Shqipërie gjithnjë e më shumë europiane.

Ju edhe vetë e thatë që jeni duke marrë avionin për në Shqipëri dhe nesër (sot) do jeni në Tiranë për të takuar si Edi Ramën, ashtu edhe Ilir Metën. Ado t’i takoni të dy bashkë?

Do t’i takoj nesër (sot) në mëngjes dhe më pas do të kthehem menjëherë në Itali, sepse ka edhe probleme politike që duhet t’i zgjidh në Itali. Por do t’i takoj personalisht, sepse dua t’u them: Faleminderit,
faleminderit që dëgjuar mesazhin tim dhe ftesën time për t’u bashkuar.

Edi Rama ka pranuar se nuk pret që të gjithë të jenë dakord dhe në fakt ka pasur kritika në bazë dhe nga ana e disa analistëve, të cilët nuk e mirëpresin aleancën me një forcë politike si LSI, që deri tani ka qënë në koalicionin qeverisës.Ju çfarë do t’u thonit atyre që kritikojnë këtë aleancë?

Duhet të shohim interesin e vendit. Sot bashkimi i forcave socialiste do të thotë fitore e zgjedhjeve si dhe të çosh forcën e madhe socialiste në drejtimin e një vendi, që shpejt do të bëhet europian. Duhen lënë menjanë urrejtjet dhe për të ecur të bashkuar drejt së ardhmes. Kush bën politikë, duhet të shohë drejt së ardhmes, jo së shkuarës.

Z. Pittella! Në bazën e cilave principe, sipas jush, duhet të zhvillohet kjo aleancë dhe a duhet të jetë një aleancë edhe në këshillat bashkiake?

Me siguri. Nëse bëhet një aleancë, është një aleancë që konkretizohet dhe në nivelin lokal. Principi duhet të jetë ai i respektit reciprok në interesin më të madh e më të mirë të vendit. Askush nuk duhet të mendojë për interesin e tij personal. Interesi primar dhe më i madh është ai i Shqipërisë. Shqipëria ka bërë hapa të rëndesishëm për në Europë dhe tani të rinjtë shqiptarë mendojnë që forcat socialiste do t’i udhëheqin drejt standardeve europiane. Pra, ka nevojë për stimuj të fortë, ka nevojë për cilësi të mëdha kompetitive dhe cilësi të forta kohezioni. Ne duhet të jemi një forcë e re, që shikon e punon mbi të gjitha për të rinjtë, për të
përforcuar rolin që Shqipëria do të ketë në Europë dhe në Mesdhe.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani në formacionin e javës së Serie A

Kristjan Asllani në formacionin e javës së Serie A