Pittella: Shqipërisë i duhen miq
si ne dhe lider si Meta dhe Rama

Pittella: Shqipërisë i duhen miq<br />si ne dhe lider si Meta dhe Rama
TIRANË - Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian Gianni Pittella çeli turin e tij ballkanik nga Shqipëria, për të përcjellë nga një vend mik siç tha ai, mesazhin se Ballkani e ka vendin në Bashkimin Evropian.
 
Takimin e parë zyrtar Pittella e pati me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, jo vetëm për miqësinë me të por edhe për faktin se përfaqësojnë të njëjtën familje, “atë të krahut socialist”.
 
Shqipëria – theksoi Pittella – po ecën me hapat e duhur drejt procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Këtë konstatim ai e lidh me ecurinë në luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, progresin në administratën publike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Presidenti i së majtë në PE tha se beson që 2016-a do të jetë një vit i mbarë për vendin tonë në hapjen e negociatave për anëtarësim në familjen evropiane.
 
Pittella tha se mbështetja jo vetëm e tij por edhe e kolegut Knut Fleckenstein (raportuesit për Shqipërinë në PE) me të cilin ka nisur turin, është e rëndësishme për hapat e Shqipërisë në procesin e integrimit, por evidentoi se një peshë të madhe në këtë drejtim kanë edhe politikat e ndërmarra nga aleatët lider në qeverisje Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
 
“Ne jemi këtu për të nisur një mision që do të na çojë në vende të tjera të Ballkanit. Jemi këtu me kolegët Richard Howitt dhe Knut Fleckenstein, i cili pritet të vijë, dhe kemi dashur ta fillojmë nga Shqipëria për lidhjet e thella që kemi me këtë komb. Dhe dëshironim ta fillonim me Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta, për miqësinë dhe për ngjashmëritë politike që kemi, pasi i përkasim të njëjtës familje, familjes socialiste europiane. Jemi këtu dhe kemi ndërmarrë këtë mision për të konfirmuar vullnetin tonë për të bërë vendet e Ballkanit pjesë të Bashkimit Europian.

Shqipëria po ecën shumë mirë, dua të vlerësoj qeverinë e z. Edi Rama, që ka realizuar ndryshime të thella në sensin pozitiv për këtë vend. Po zhvillohet një luftë edhe më e fortë ndaj korrupsionit, ka progres në aspektin e reformës së administratës publike, ka një avancim domethënës sa i takon respektimin e të drejtave të njeriut, ka një rritje ekonomike që pritet të kalojë nivelin 3%.

Tani po bëhen hapa para për reformën në drejtësi në mënyrë që në vitin 2016 të kemi formalizimin e hapjes së negociatave për t’u anëtarësuar në BE. Ky është procesi që ne po ndjekim, nuk jemi këtu për herë të parë, kemi asistuar Shqipërinë edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Shqipëria ka nevojë të ketë miq si ne, por mbi të gjithë ka nevojë të ketë lider si Ilir Meta dhe Edi Rama, që garantojnë largpamësi dhe këmbëngulje në aksionet e tyre,
tha Pittella ne nje deklarate per mediat pas takimit qe mbajti me kryeparlamentarin Meta.
 
pitel rama

 
Fjala e kryetarit te Kuvendit Meta
Është një kënaqësi që të jem sot së bashku me Kryetarin e Grupit Socialdemokrat dhe Socialist në Parlamentin Europian z. Gianni Pitella, i cili po viziton vendin tonë dhe ku kemi ndarë së bashku mendimet për arritjet e Shqipërisë në këtë proces, por edhe pritshmëritë për të ecur më shpejt dhe për arritje akoma më të rëndësishme, që do të na ndihmonin edhe për çeljen e negociatave  në një kohë sa më të shpejt të mundur.

Në këtë drejtim kemi vlerësuar si mjaft të rëndësishme, përqendrimin e  energjive në  Reformën në Drejtësi, pasi kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për progresin e vendit në të gjitha prioritetet kyçe dhe që do të bënte të mundur një mbështetje më të plotë për hapjen e negociatave midis vendit dhe Bashkimit Europian .
Njëkohësisht në presim me interes dhe Progres-Raportin për këtë vit, të cilin do ta studiojmë me vëmendje  dhe  do të përbëjë një program të rëndësishëm pune për të gjithë institucionet tona, në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet progresin në procesin e Integrimit Europian të vendit.

Natyrisht që kemi diskutuar dhe për çështje të tjera të vazhdimit të mëtejshëm dhe bashkëpunimit rajonal të vendit tonë me vendet e rajonit apo edhe vëmendjen që duhet ti kushtojmë edhe  përballimit të prekjes së Shqipërisë nga kriza e refugjatëve, e cila është një krizë evidente  që ka prekur mjaft vende fqinje të Shqipërisë dhe të BE-së.
Njëkohësisht e kam falënderuar  z. Pitella  për mbështetjen që grupi i tij në Parlamentin Europian dhe ai personalisht i kanë dhënë vendit tonë dhe për vëmendjen e veçantë që ata i kushtojnë  progresin evropian të Shqipërisë,që  tregon dhe vizita e tij sot në Tiranë.

pitel rama


Pas takimeve me zyrtarë në Tiranë, Pittella vijon turin në Maqedoni dhe në Serbi. Kjo vizitë e ndarë në dy pjesë e cila nis në Shqipëri lidhet me ecurinë e reformave të cilat do të çojnë vendin drejt hapjes së negociatave për ne Bashkimin Evropian me kushtin që këto vende të jenë në përputhje me kriteret e parashikuara për anëtarësimin në Union.

Europarlamentari italian shumë herë është shprehur publikisht në favor të pranimit të Shqipërisë në BE. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal