KUKES- Në prag të festave të fundvitit, Qendra Kulturore vendosi ne skene dramën “Pjata prej druri” të autorit Edmund Morris, interpretuar nga trupa amatore e nxënësve te Kukesit.
Shfaqja trajton një temë të ndjeshme: jetën e të moshuarve dhe mënyrën se si shoqëria dhe familja i trajton ata, duke theksuar ndjeshmërinë dhe empatinë ndaj tyre.
Sipas Arjeta Rexhepit, përgjegjëse e Teatrit për Fëmijë në Kukës, drama synon të përcjellë mesazhe edukative dhe humane përmes artit skenik.
Të gjitha rolet mashkullore u interpretuan nga vajza, të cilat ndanë edhe sfidat e interpretimit të karaktereve mashkullore në skenë.
Me kete veper, artistet e rinj te Kukesit jane perfaqesuar dhe ne Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove për Fëmijë qe eshte mbajtut ne Berat.
Komente









