Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Kjo lëvizje e Ndreu vjen pasi ai do të kandidojë për kryetar bashkie në Lezhë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Njoftimin e ka bërë publik vetë Ndreu ku ka shpërndarë edhe një foto ku shihet në krahë të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputetit Rakip Suli dhe Ilir Xhakollit.
“Dorezuam doreheqjet nga mandati i deputetit! Mirenjohje e Respekte per nje nga njerezit me te mire qe pata shansin te takoj ne politike. Komoditeti qe te jep Gramoz Ruci është mbeshtetje dhe inkurajim per te gjithe deputetet. Do na mungoje pjekuria, urtesia, drejtesia dhe korrektesa e tij model!”, shkruan Ndreu në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Dokumenti i dorheqjes së deputetit Pjerin Ndreu