“Shoqëria jonë ka probleme të thella, por edhe konflikte të panjohura të cilat strukturat e policisë nuk kanë dijeni. Deri tani fatura e gjithë luftës kundër krimit i shkon vetëm policisë e cila po bën maksimumin e mundshëm. Kriminaliteti i lartë në Tiranë prej vitesh është problem, duhet gjetur një perimetër për të pasur një nivel më të lartë të sigurisë.Jemi akoma të brishtë në disa pikëpamje, policia është në organizim dhe po bën një shtrirje në territor, deri dje kishim një polici të mbyllur në zyrë. Vijmë nga në histori që ka lënë gjurmët e veta do na duhet shumë punë për ta kthyer gjendjen në normalitet. Na duhet edhe mbështetjet e opozitës që policia të ndjehet e qete në punën e saj.”- tha deputeti socialist.
Më tej Ndreu ka folur edhe për reagimin e deritanishëm të opozitës duke thënë se nuk mund të hedhin shashka.
“Aksioni në Lazarat është përshëndetur nga të gjithë, por kjo nuk mund të thotë që krimi fle, apo se ngjarja e sotme të sfumojë këtë aksioni e Lazaratit. Opozita nuk duhet të hedhë shashka te tilla si Shqipëria nuk ka siguri apo askush nuk ndihet i sigurte.” –tha Ndreu.
“Identifikimi i personave që posedonin motorin do të thotë që reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Jam optimist se me gjetjen se nga ka dale motori do sjellë zbulimin e autorëve.”- tha Ndreu duke folur për shoqërimin e pronarit të motorit dhe personit që është shoqëruar në servisin që pronari pretendon se ka shitur motorin.
Lidhur me sigurinë në vend, Ndreu e quajtur ngjarjen si një ekzekutim mafioz që mund të ketë ardhur nga një marrëdhënie e caktuar, qoftë marrëdhënie biznesi apo konkurrence.
“Rasti konkret është ekzekutim mafioz, nuk mund ta shpërndajmë si pasiguri për të gjithë njerëzit. E kemi parë kudo në botë ku në një moment të caktuar shumë njerëz mund të bëhen objektiv i një sulmi të tillë. Gjatë viteve 2009-2013 krimi ka marrë përmasa në të gjitha komponentët e saj.” – tha ai duke shtuar më pas se “Në Komisionin e Sigurisë është një pr/ligj që kompanitë private të sigurisë duhet që t’i trajnojnë njerëzit që do të marrin në punë. Duhet të konceptohen si strukturë mbështetëse për policinë, të paktën për vendin që ata mbrojnë.”
“Në identifikimin e autorëve do të mund të çojnë edhe dëshmitë e familjarëve apo edhe miqve të tij për ndonjë kërcënim apo situatë që edhe s’mund të jetë denoncuar në polici”- tha deputeti Ndreu për pistat e hetimit të ngjarjes.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)