Pjerin Ndreu: Policia sot është e
vetme në luftën kundër kanabisit

Pjerin Ndreu: Policia sot është e<br />vetme në luftën kundër kanabisit
‘’Policia e Shtetit sot është e vetme në luftën kundër kanabisin’’, kjo është deklarata e deputetit të Partisë Socialiste në emisionin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga, në Report TV.

Ndreu u shpreh se Policia e Shtetit nuk merr informacione nga SHISH dhe Prokuroria, por i realizon e vetme operacionet kundër kanabisit.

Deputeti socialist, njëherësh edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, u shpreh gjithashtu se sasia e kapur e drogës në një magazinë në Derven të Fushë-Krujës, u sekuestrua nga Policia e Shtetit dhe jo nga Prokuroria.

Ndreu u pyet gjithashtu nga Minga për propozimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, për përdorimin e Ushtrisë në luftën kundër kanabisit. Deputeti socialist deklaroi se nuk jemi ende në kushtet për të përfshirë ushtrinë në këtë aksion. "Unë nuk mendoj se nuk jemi në ato kushtet për të përdorur ushtrinë. Policia po punon me efektivitet dhe ka arritur rezultate deri tani. Nuk jepen opinione dhe konsiderata në media, jepen nga analiza të mirëfillta të kriminalitetit. Policia përballë një gjendje të papërballueshme, mund të raportojë. Të drejtën e analizës së këtij fenomëni e ka Policia", u shpreh Ndreu.

Emisioni 45 minuta, i ftuar Pjerin Ndreu
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim