Pak pasi nënkryetari i LSI-së, Luan Rama artikuloi idenë e opozitës për një qeveri të majtë, por pa Edi Ramën kryeministër, gjë që sipas tij mund të çonte në zgjidhjen e ngërçit politik, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga radhët e PS-së.

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, në një postim të fundit në rrjetet sociale thumbon jo pak aleatët e koalicionit. Sipas tij, qeveri pa Ramën duan ata që flirtojnë me ish-kryeministrin Sali Berisha. 
pjerin ndreu

"Qeveria pa Edi Ramen nuk eshte sakrilegj per dike qe zgjohet me Saliun ne mendje dhe zemer. Por qeveri me frymezimin e Saliut dhe me pjesmarrjen e shokeve te tij eshte katastrofe!", shkruan Ndreu në Facebook. 

Duket se marrëdhëniet brenda koalicionit nuk janë fort të qeta, por pavarësisht kësaj si Edi Rama ashtu edhe Ilir Meta kanë lënë të kuptohet se përplasjet mes ligjvënësve PS-LSI nuk cenojnë mazhorancën.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com