Pjerin Ndreu sulmon Bashën: Kur t’ju dalin përgjimet dhe financimi rus do të qelbet toka

Pjerin Ndreu sulmon Bashën: Kur t’ju dalin përgjimet dhe financimi rus do të qelbet toka

Ish-deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës ka reaguar sërish pas daljes së përgjimeve dje nga gazeta gjermane 'Bild'. Ai sulmon Lulzim Bashën për dosjen e lobimit rus në SHBA, për të cilën kryetari i PD-së është marrë i pandehur.  Ndreu ka paralajmëruar se do të dalin përgjime edhe për Bashën, dhe sipas tij, kur kjo të ndodhë, do të qelbet toka.

"Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje kryetar bashkie qe ju leshon zorren e ujit policeve....keta te gjithe qenkan normale ne sy te disa analisteve, ndersa ti kerkosh voten kryetarit tend te partise qenka anormale ! Me falni po ketu jane mbyte ne llumin e parave ruse shume vete e media e sdine cfare thone ! Kur t’ju dalin pergjimet dhe menyra e financimit rus te disave do te qelbet toka' shkruan ai.

Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild' në datë 17 qershor, pra para tre ditësh, jo mbrëmë, Pjerin Ndreu komunikon me drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore, Dibër, Drini Gjeci. Ndër të tjera ai i kërkon drejtorit të arsimit që t'i telefonojë atij të shkollës së Reçit dhe t'ia bëjë të qartë që të votojë PS-në, ndryshe, e paralajmëron ai 'ditën e hënë tregoja ku fluturon'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjerini: 20/06/2019 10:29

    Ti dole me maloku, i beje muhabetet cope. Terhiqu dhe lerja vendin nje tjetri. Funderrina si puna jote e njollosin PS.

    Përgjigju
    • Arbëri: 20/06/2019 11:58

      Me para ruse Lulzim bashiqi dhe argate ruse berisha ( e bija e berishoviqit) e hodhën në gojën e armiqëve shqiptarë ”shtëpin e verdh” Kundër UQK-s , kinse aty jan bërë ” transplantime organesh”. Këtyre rusofobëve iu duhet në gjë, BURG DHE ATE IZOLIM TË PËRJETSHËM...!!!

    • anna: 20/06/2019 11:33

      30 QERSHOR PJERINI KRYETAR BASHKIE .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja