Pjesë e shkëputur nga “Kurban”,
libri fundit i Edi Ramës

...Tirana do kishte një nga qendrat më të bukura në Europë. Të kuptohemi këtu, ndër më të bukurat për nga autenticiteti i saj dhe eklektizmi estetik i grumbullit të godinave të qendrës që janë një dëshmi unikale e fazave historike të ndërtimit të një shteti, gjë që s’e gjen askund tjetër me larushinë që formëson kufijtë e Sheshit Skënderbej, të cilët u kuadratuan mrekullisht prej arkitektëve belgë të studios 51N4E në pragjet e një katrori tredimensional, ku pika qendrore është edhe kulmi i një piramide të ulët në lartësinë e njeriut që bëhet qendra e gravitetit të hapësirës së dikurshme totalitare të marshimeve pushtuese, paradave çlirimtare, ceremonive diktatoriale, megapritjeve qeveritare, zive kombëtare, mitingjeve çliruese, protestave zhurmuese, lutjeve lehtësuese e rrëmujës së përditshme stresuese. Ajo hapësirë u dorëzohet e gjitha qytetarëve, tribuna e ngritur në kohën sovjetike për ofiqarët vendas e dinjitarët e huaj që i drejtoheshin turmës së Njeriut të Ri, zhduket e ia lë vendin një të përpjete të butë që lidh për njerëzit e zakonshëm sheshin pedonal me anën tjetër të Pallatit të Kulturës, barku i të cilit hapet për t’u kthyer në një foyer publik, ku këmbësorët venë e vijnë mes hapësirës së paanë të shëtitjes, takimeve, argëtimit të fëmijëve, uljeve në bar e mbi gurë rrotull Skënderbeut si në pjerrësitë e kalldrëmta të shumë shesheve evropiane, dhe hapësirës tregtare të dyqaneve, restoranteve, librarive, zyrave, agjencive, kinkalerive, kafeneve, kinemave, që Plani Francez i parasheh si ringjallje bashkëkohore e Pazarit të Vjetër në sipërfaqen e Gropës së mbuluar të Hajdinit. “Piramida” e ulur në bojën e njeriut i jep sheshit Skënderbej një jehonë historie, duke ruajtur një lidhje konceptuale me të shkuarën që integron e vlerëson të gjitha godinat e vjetra përreth, por njëkohësisht e ripërmason në dimensione, duke shmangur boshin monoton të rrafshinës së sotme e krijuar kushte optimale për një shikim që në asnjë pikë s’është njësoj, variacion urbanistikisht gjenial që pasurohet me kalldrëmin e shtruar në shesh. Mozaik gurësh nga të gjitha zonat e Shqipërisë e trevat ku jetojnë shqiptarë, me sistemin e nëndheshëm të ujit të shiut që mblidhet në një rezervuar nëntokë e pastaj shtrihet në rrjetin intensiv të tubacioneve prej kah uji del për të vetëlarë sheshin, duke u derdhur nëpër të katër të tatëpjetat e buta të tij, ose për të kërcyer lart duke krijuar shatërvanë lodrues në lartësira të orkestruara sipas dëshirës e nevojave të rastit nga dora e njeriut. Të gjitha rrugët hyrëse në sheshin Skënderbej mbushen nga pishat e larta të llojit ekzistues në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, që hijeshojnë më një kurorë të gjelbër hapësirën e madhe kuadratike dhe hijëzojnë zonat, hapësirat kufitarë mes godinave që shohin nga sheshi, duke krijuar një mikroklimë të re, pastruar e freskuar ajrin e ngrohtë që ngrihet lart nën shtysën e ujëravë, ndërsa vetë godinat riprogramohen duke nisur nga Pallati i Kulturës ku sot i vetmi oaz jete me dalje në shesh ka mbetur Teatri i Operas. Pallati i Kulturës nisur me gurin e themelit të vënë nga Nikita Hrushovi nën buzagazin vesh më vesh të shokut Enver Hoxha e hosanatë e turmës së ekzaltuar prej pranisë së Vëllait të Madh ardhur nga Moska, ruhet në dukjen ë tij si paja e madhe e martesës shtetërore të kohës së Perandorisë Komuniste. Por u ofrohet qytetarëve si një hapësirë e rifituar aktivitetesh publike e kulturore, kollonada e lartë riorganizohet si hapësirë publike, ndriçohet së brendshmi për t'u dhënë natën mundësi njerëzve ta jetojnë riprogramimin e saj dhe nga ana tjetër, për ta vizatuar së jashtmi të gjithë fasadën ē gjatë me një siluetë të errët vertikalesh ritmike që i bëhet perde sheshit Skënderbej. Muzeu i vjetër Historik që lëngon si gërdallë barkzbrazët, gjynah e turp pas njëzet vjetësh nga rënia e komunizmit dhe Realizmit Socialist, ku hyjnë e dalin veç materiale e arna të një pavijoni të shëmtuar të gjoja antikomunizmit, që në fakt ngjan si dy pika uji me pavionet e propagandës komunistë për nga qasja hagjiografike ndaj historisë e për nga estetika vulgare e totalitarizmit, e ku mbahen në një sallë të veshur më dërrasat e modës së fundit të Kombinatit të vdekur të Drurit "Misto Mame" ca simpoziume e konferenca të mekura shkencore, përkujtimore, mortorë që flasin vetë për degradimin e jetës kulturorë në një batak përshpirtjesh të mbytura, riprogramohet si një hapësirë e gjallë e trashëgimisë kulturorë e historike, integruar me pjesë të jetës kulturore bashkëkohore, duke u pastruar tërësisht nga hagjiografizmi e nga reliket, fotografitë e skenografitë qesharake, të vjetra e të reja, që e kanë kthyer në një panair banal kthinash, kioskash e hapësirash pa asnjë vlerë, kuptim e lidhje, dhe duke u riorganizuar për të ndërtuar një udhëtim jetësor nga shtresa e parë e objekteve origjinale arkeologjike në hyrje, tek zona më e madhe në Shqipëri e tregtimit të librit shqip në mjedisin e katit të fundit, ku shkohet duke kaluar me një rend të studiuar mirë përmes shëmbëlltyrave më të vyera të kulturës etnogratlke, veprave më përfaqësuese të artit bizantin, një koleksioni permanent origjinalesh të Realizmit Socialist, kombinuar me dëshmi autentike të terrorit totalitar, të ndërthurura me dhoma projeksionesh filmike, burime të aksesueshme për publikun të informacionit të thelluar dixhital, pika shitjeje të botimeve e suvenireve nga udhëtimi brenda muzeut, kënde relaksi e bare të vogla, një sallë konferencash moderne e po ashtu, një mjedis ekspozitash të përkohshme, si edhe një bibliotekë dixhitalë e gjithëkaje gjendet e shkruar në gjuhën shqipe, së bashku më një restorant shik ushqimesh tradicionalë. Kështu hiçi i zymtë deprimues që ndryn brenda vetes ajo godinë kthehet në një vlerë të shtuar për kryeqytetin e në një aksesor të çmuar të sheshit Skënderbej ku qytetarët, familjarët, fëmijët, të moshuarit, vizitorët, turistët, mund të kalojnë orë mundësish të larmishme e jo vetën të konsumojnë bukurinë dhe qetësinë pa makina të katrorit të bukur kurrizkalldrëmtë. Pa harruar zonën ekskluzive të fëmijëve që projekti parashikon para Teatrit të Kukullave, katandisur sot në një shëmbëlltyrë të turpeve të bëra në këtë vend me objektet e trashëgimisë kulturorë, shtuar më tulla e llaç mbi çatinë e sojme që është prerë pas qafë nga një volum i dalë si depo drithi dhe kioskëzuar me zyra kambizmi e kuzhina qoftesh të rrethuara më një gjelbërim katundesh ku mungojnë vetëm kallamishtet, meazallah se ia lanë qeveritë Bashkisë së Tiranës ta bënte atë teatër xhevahirin e vogël të qendrës, po e rrënuan si s'ka më keq, siç kanë rrënuar edhe godinën e ish-Klubit të Ministrisë së Brendshme, një tjetër perlë arkitektonike e mbuluar me pluhurin e llumtë të viteve, mbi të cilën Spartak Poçi, ministri socialist që thuhej se shkatërroi dyzet banda, ngriti në ballinën e ndërtesës së kohës së Italisë, si të ishte në fushë Kamzën e orëve më të para, pa projekt e as minimumin e kujdesit në ndërtim, një kat tek-tulle pa leje sot e gjithë ditën të pasuvatuar dhe ku pastaj Ylli Blu i kulturës, ministri që mbulonte pikërisht funksionin e kujdestarit qeveritar për monumentet e trashëgimisë kulturore, i bashkëngjiti anash me kartonxhes një kapanon për zyra, si shqelm i fundit ndaj hijes imponuese të asaj ngrehine në mes të Tiranës- e njëjta gjë ndodhi edhe me godinën sharmante të dikur Shtëpisë së Oficerave, ndërtuar qysh me 1935-ën nga Ahmet Zogu, e cila shërbeu më pas si Lidhje e Shkrimtareve e Artistëve dhe pastaj lëngoi vite të tëra në ca konflikte pronësie mes artistësh të mbetur pa lidhje me shtetin e shtetit të mbetur pa artistë të lidhur, derisa Saliu e bëri Ministri për Kulture, e i'a prenë fytin me kartonxhes duke e ndarë përgjysmë në dy kate sallën e jashtëzakonshme kubelartë, ndërsa së jashtmi e sheqerosën me emrin monumental të dikasterit prej pleksiglasi të kuq mbi tarracë e me ca vetrata surrogato prej shtëpie lojërash fati apo diskoje, njëlloj si vitrazhet fshatarake të vendosura nga dizenjatorët e Jozefinës në derën e zyrave të Kuvendit ku duhet të kalosh për të përshkuar korridorin që të çon tek Shkëlqesia e Saj dora vetë. Po le të rikthehemi tek Teatri i Kukullave, që sipas projektit kthehet në identitet e lidhet me katrorin e sheshit përmes ishullit të pishave krah Bankës së Shqipërisë, duke ofruar një hapësirë çlodhëse nën hije për gjyshërit e prindërit, teksa fëmijët mblidhen, hyjnë e dalin në teatër ose luajnë në mjedisin e arreduar me një zonë rëre e lodrash të dizenjuara apostafat për atë hapësirë si skulptura funksionale. Ndërsa Xhamia e Et'hem Beut lidhet me sheshin me një qilim gurësh me ngjyra që ornamentojnë me arabeska trotuarin në krah të tempullit e shtrihen në të gjithë gjatësinë përballë. Duke prekur shkallët e Pallatit të Kulturës e krijuar zonën e faljeve brenda territorit të çliruar njëherë e mirë nga makinat. Pjerrësia e lehtë e sheshit kthehet në një amfiteatër natyral, i cili mbushet me njerëz deri tek kulmi i "piramidës" së ulët në qendër të katrorit, për lutjet e ditëve të shënuara kur besimtarët myslimanë mblidhen bashkë aq të shumtë të numër sa as Xhamia e Re s'i mban dot te gjithë brenda. Kurse në anën lindorë të qilimit natyral, aty ku sot është rruga me asfalt ndërtohet një kopsht pemësh të lulëzuara që bëhen sfond i bukur vegjetal për besimtarët e një hyrje-dalje e hijezuar në lindje mes sheshit Skënderbej e parkut deri tek sheshi monumenti i Partizanit të Panjohur, i cili mobilohet me skulptura e krijon po ashtu pika ekspozimi të përkohshëm të krijimeve të artit në natyrë. Po të të këtë qëlluar ta shohësh skemën e propozuar nga të rinjtë danezë të studios BIG, që fituan konkursin e Xhamisë së Re dhe Muzeut të Tiranës të Bashkëjetesës Fetarë, s'e kë të vështirë të më japësh të drejtë nëse të them së do lë kishim një ndër xhamitë më të bukura të Europës, dhe një shesh publik mes xhamisë e muzeut të ri që do të thithte si magnet njerëzit, për të shijuar aromën e një bote të
ëndërrt mes tempullit fetar, historisë së qytetit tonë dhe të gjitha pemëve e bimëve të përmendura në Kuran që sipas idesë fituese do të mbilleshin rreth e rrotull. Do të hyjnë vërtet në gjynah me Tiranën kur thonë të vjetrit, nëqoftë se do t’ia mohojnë qytetit atë xhevahir të çmuar kurore. Arena e gjelbër pas monumentit të Skënderbeut mundëson hyrje- daljen jugore të këmbësorëve nga qyteti i makinave në këtë hapësirë jete cilësore urbane në zemër të qytetit, krijon mundësinë e koncerteve rinore, shfaqjeve të teatrit të rrugës, takimeve masive të të rinjve mbi tapetin e barit të kuruar enkas me teknologjinë e fushave të blerta të stadiumeve. Hotel Tirana përballë del në shesh përmes një tjetër ishulli të gjelbërt dhe rikonceptohet në fasadë e në volumet e pasme që e zëvendësojnë atë centralin e shëmtuar elektrik në mes të qytetit me një zonë komerciale të klasit të parë, e cila hapet në kufirin e Unazës së Vogël, ashtu siç jetëzohet cilësisht edhe parku i pasmë i Muzeut të vjetër Historik që lidhet me pesëmbëdhjetëkatëshin me një tjetër ishull pishash, ku bëhet hyrje- dalja veriore e Sheshit Skënderbej. Në anën përballë Pallatit të Kulturës, katrori i këmbësorëve kufizohet me një ndërtesë bashkëkohore që mbyll zbrazëtinë e lënë nga zgjatimi i shpifur i platformës së monumentit të zhdukur të Enver Hoxhës dhe ngrihet me kolona mbi një hapësirë publike kalimi që bëhet hyrje- dalja perëndimore e Sheshit Skënderbej. Parkingjet nëntokësore në parkun Rinia, në sheshin “Avni Rustemi”, në fund të Bulevardit Zogu i Parë, garantojnë lehtësisht sportin e prurjeve njerëzore në shesh, ashtu siç Unaza e Vogël dhe një menaxhim i kualifikuar i qarkullimit në Tiranë përmes kuptimit të së vërtetës së thjeshtë, shkencërisht të verifikuar, se nuk është mungesa e rrugëve po mungesa e rendit ligjor që e ka vështirësuar lëvizjen në Tiranë, bëjnë plotësisht të prekshëm të gjithë potencialin e jashtëzakonshëm të projektit frymëmbajtës të studios së famshme belge “51N4E” për zemrën e ripërtërirë të kryeqytetit shqiptar...

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)