Modeli i menaxhimit të pyjeve do të kalojë në një proces reformimi. Kryeministri Edi Rama njoftoi se, së bashku me ministrinë e Mjedisit, kanë nisur punën për reformën, e cila do të nisë nga ristrukturimi dhe bashkimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me atë të Pyjeve. Në aktivitetin
“Për ty natyrë”, kreu i qeverisë u shpreh se ndërhyrjet e një dekade më parë për mjedisin kanë dhënë rezultate, dhe se krimet mjedisore janë ulur ndjeshëm, por shtoi se ka ende shumë punë për të bërë.
“Sot mund të shikojmë me krenari rezultatet e moratoriumeve që asokohe krijuan debat dhe u panë me shumë dyshim, qoftë në aspektin e ripërtëritjes së pyjeve apo faunës në Shqipëri. Në tërësi, zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës ishin në agresionin e vazhdueshëm të ndërtimeve të paligjshme, të ndotjeve dhe më vjen mirë që sot bilanci flet për një ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore, për një vënie në një kontroll të konsiderueshëm të territorit në aspektin e mbrojtjes së mjedisit nga agresioni i ndërtimeve pa leje, por edhe për kufizim të konsiderueshëm të ndotjes. Asnjë prej këtyre elementëve nuk është ende asgjesuar si problematikë dhe në tërësinë e këtyre elementëve, ajo çka përbën një pikë të domosdoshme për të siguruar një ecuri të suksesshme në këtë proces që lidhet me negociatat për anëtarësim, por edhe drejtpërdrejt me të nesërmen, është nje menaxhim shumë më i mirë dhe më i sigurt i pyjeve.”, u shpreh Rama.
Ky reformim, tha kryeministri është i nevojshëm duke marrë parasysh se ka ende shumë punë për të bërë përpara, dhe ndërsa mjedisi është një ndër kapitujt më sfidues. Ai shtoi se “shkrirja” e këtyre dy agjencive do të bëhet në një të vetme dhe që do të merret 360 gradë me zonat e mbrojtura e me pyjet.
“Asnjë prej këtyre elementëve nuk është ende asgjesuar si problematikë dhe në tërësinë e këtyre elementëve, ajo çka përbën një pikë të domosdoshme për të siguruar një ecuri të suksesshme në këtë proces që lidhet me negociatat për anëtarësim, por edhe drejtpërdrejt me të nesërmen, është nje menaxhim shumë më i mirë dhe më i sigurt i pyjeve. Pikërisht për këtë arsye, me ministrin me Mjedisit jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve e natyrës në tërësi, një reformim që duhet të fillojë nga një ristrukturim i agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura e pyjeve, duke i bërë bashkë dhe krijuar një sinergji mes të dyjave për të pasur një agjenci që të merret 360 gradë me zonat e mbrojtura me pyjet.”, tha Rama.
U ndal gjithashtu edhe te sfida e zjarreve, duke theksuar nevojën për parandalim. Kryeministri ritheksoi sërish se do të integrojnë teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale, të cilat sjellin saktësi dhe eficencë. Rama theksoi edhe krijimin e një “fondi të gjelbër”, për fidanishtet publike. Këtu, theksoi kryeministri, do të kontribuojnë edhe ndërtuesit.
“Një tjetër domosdoshmëri që e ka sjellë kjo kohë është domosdoshmëria për të zgjeruar kapacitetin e fidanishteve publike, duke bashkëpunuar me bashkitë, por edhe duke mbështetur agjencinë e re kombëtare të zinave të mbrojtura të pyjeve, për të krijuar fondin e vet dhe rrjetin e vet të fidanishteve. Në këtë drejtim kemi ndsëryrë edhe ligjërisht për të sjellë një risi që sapo ka hyrë në fuqi me detyrimin e atyre që ndërtojnë që sipas metrave katrorë që ndërtojnë të kontribuoijnë për këtë fond të gjelbër.”
Ndërkohë, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj bëri me dije se kanë dorëzuar zyrtarisht dosjen e aplikimit për përfshirjen e Liqenit të Shkodrës në UNESCO.
Shqipëria ka aplikuar për të përfshirë Liqenin e Shkodrës në UNESCO. Lajmin e bëri me dije ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj gjatë aktivitetit "Për ty Natyrë", teksa tha se dosja është dorëzuar para disa javësh.
“Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka dorëzuar para pak javësh dosjen e aplikimit për përfshirjen në UNESCO të liqenit të Shkodrës, një tjetër pasuri natyrore e Shqipërisë do t’i bashkohet pasurive botërore të UNESCO-s.", tha ministri.
Kryeministri Edi Rama, teksa mori pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë” u ndal edhe te situata e zjarreve gjatë verës. Ai tha se është e nevojshme investimi ndaj kësaj sfide, dhe ka nisur puna për të futur teknologjinë dhe dronët. Po ashtu kryeministri përmendi edhe zgjerimin e kapaciteteve të fidanishteve. Në këtë drejtim, Rama tha se do të krijojnë një fond të gjelbër, në të cilin, të gjithë ndërtuesit duhet të kontribuojnë.
“Jemi në një sfidë të madhe, gjatë sezonit të verës, kur temperaturat rriten shumë, problemi i madh i zjarreve, Nevoja që të ndërhyjmë me më shumë kurajo në aspektin e reformës dhe vëmendjes sa i përket pyjeev, është çdo vit e më e madhe. Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, është më e madhe. Askush nuk i ka gjetur ilaç zjarreve, që kur vijnë, bëjnë dëme kolosale. Por nuk mund të përsërisim të njëjtën gjë, kur nevojitet të bëjmë diçka tjetër, duhet t’i përgjigjemi sfidës, duke reaguar dhe duke investuar pa humbur kohë. Po angazhojmë edhe burime të reja financiare, për të futur teknologjinë, me dronë, që sjellin saktësi, efiçencë, janë të buxhetuara për vitin që po vjen. Duke ndërtuar një bazë, do rrisim edhe financimet edhe intensitetin e pyllëzimeve.
Një tjetër domosdoshmëri që e ka sjellë kjo kohë është domosdoshmëria për të zgjeruar kapacitetin e fidanishteve publike, duke bashkëpunuar me bashkitë, por edhe duke mbështetur agjencinë e re kombëtare të zinave të mbrojtura të pyjeve, për të krijuar fondin e vet dhe rrjetin e vet të fidanishteve. Në këtë drejtim kemi ndëhyrë edhe ligjërisht për të sjellë një risi që sapo ka hyrë në fuqi me detyrimin e atyre që ndërtojnë që sipas metrave katrorë që ndërtojnë të kontribuojnë për këtë fond të gjelbër. Një tjetër element i domosdoshëm është fuqizimi me teknologji edhe në aspektin e prodhimit të fidanëve. Ka sot mundësi të reja në këtë drejtim dhe plani i ministrisë së Mjedisit është që t'i shfrytëzojmë këto mundësi, edhe mundësinë e pamatë të vënies në shfrytëzim të AI. “, tha Rama.
Komente










