Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Berlin. Në një status në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ky samit dëshmon angazhimin e kancelares gjermane për rajonin dhe proçesin e zhvillimit dhe integrimit të tij në BE.
Por për ish-kryeministrin përfaqësimi i Shqipërisë me Edi Ramën nuk është dinjitoz.
”Shqipëria, mjerisht, përfaqësohet në këtë Samit nga një njeri që po rrënon institucionet e pavarura për të qënë vet president, kryeministër, kryeprokuror, kryegjykates, kryepolic. Ai po zëvendëson shtetin ligjor, sigurinë ligjore me shtetin policor, vullnetin e tij të sëmurë dhe arkaik”, shkruan Berisha në Facebook.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com