Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje 
eurodeputetja: Shkak emigracioni

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje <br />eurodeputetja: Shkak emigracioni
Për Shqipërinë ka qenë “një ditë demokracie”, e cila është zhvilluar në një “klimë pozitive në krahasim me të kaluarën”, edhe pse pati disa dyshime për parregullsi, të cilat nuk ndryshojnë shumë nga ato të vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Kështu ka deklaruar eurodeputetja Elly Schlein, zëvendëskryetarja e delegacionit të PE-së për raportet e stabilizim asocimit mes Bashkimit Europian e Shqipërisë.

Në një prononcim për agjencinë italiane të informacionit Ansa, Schlein ka shtuar: “Rastet e dyshimta kanë të bëjnë kryesisht me votën familjare, me votën e shumëfishtë dhe me praninë e konsiderueshme të personave jashtë selive të disa qendrave të votimit”.

Ndërsa për sa i përket pjesëmarrjes së ulët në votime, ajo tha se kjo ka të bëjë me mungesën në votë të mbi 1.2 milionë emigrantëve shqiptarë rezidentë jashtë kufirit shqiptar e që rezultojnë të regjistruar në listat elektorale.

Për sa i përket të ardhmes europiane të Shqipërisë, eurodeputetja u shpreh se “BE u impenjua të thjeshtojë procedurat për zgjedhje sa më të lira e demokratike, por tashmë rruga e Tiranës drejt Brukselit varet nga ajo çka do ndodh në ditët e ardhshme”.

Shpresa është, tha ajo, që të krijohet shpejt qeveria e re dhe bashkërisht të punohet për zgjerimin e reformave, në mënyrë të veçantë në atë të drejtësisë për një sistem gjyqësor të paanshëm e që gëzon besimin e qytetarëve”, tha Schlein për Ansa-n.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ