Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta ndihmojë Pakistanin, i cili po përballet me përmbytje masive që kanë lënë të vdekur më shumë se 1300 persona. Si pasojë e vërshimeve, rreth një e treta e Pakistanit është nën ujë.
“Kam arritur në Pakistan për të shprehur solidaritetin tim të thellë me popullin pakistanez pas vërshimeve shkatërruese”, shkroi Guterres në një postim në Twitter më 9 shtator.
Guterres do të zhvillojë një vizitë dyditore në Pakistan.
“Bëj thirrje për mbështetje masive nga komuniteti ndërkombëtar, teksa Pakistani po përballet me këtë katastrofë klimatike”, tha Guterres.
Guterres pritet të takohet me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif, para se të vizitojë provincën Sind, zonën më të prekur nga vërshimet.
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet masive të shiut përgjatë dy muajve, kanë lënë të vdekur të paktën 1391 persona dhe kanë prekur 33 milionë banorë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve për shkak se sistemi shëndetësor i Pakistanit është goditur nga vërshimet. Javën e kaluar, OKB-ja lëshoi një apel urgjent për të mbledhur 161 milionë dollarë për të ndihmuar Pakistanin që të përballet me këtë katastrofë.
Ministria e Financave të Pakistanit ka vlerësuar dëmi i shkaktuar nga vërshimet në ekonomi, deri më tani ka arritur në të pakën 12 miliardë dollarë.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
Ish-kryeministri paskistanez dënohet me 14 vjet burg për korrupsion
18 Janar, 09:34
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18