Gjatë ditës së djeshme mes dy shqiptarëve të arrestuar
në Itali si të implikuar në trafikun e 77 kilogramëve kokainë është Artur Mahmutaj, një emër jo i panjohur për drejtësinë shqiptare.
Artur Mahmutaj ka qenë ish-zëvendësdrejtori i Hekurudhave në Durrës, ndërsa problemet me drejtësinë fillimisht kanë nisur në 2015, pasi policia zbuloi një magazinë kanabisi ne pronesi te tij ne qytetin bregdetar.
Në janar të 2016 ai u arrestua, por u mbaj në paraburgim vetëm për 3 muaj, pasi gjykata vendosi masën detyrim paraqitje duke argumentuar se nuk është person me rrezikshmëri.
Në vendim thuhej se, vërtet vendi ku u gjet droga ishte në pronësi të Mahmutajt, por pas hetimeve është vlerësuar se ambientet nuk posedoheshin prej tij, por i ishin dhënë me qira shtetasit tjetër, Albano Gjinit. Por gjykata nuk ka marrë në konsideratë dëshminë e Kastriot Dyrmishajt, i kapur në vendngjarje nga policia.
Ai ka deklaruar se ishte punësuar nga Mahmutaj për të ushqyer 3 qen dhe se një muaj para aksionit kishte parë Mahmutajn bashkë me dy persona të tjerë që e kanë ndarë magazinën në dy pjesë dhe më pas kanë vendosur një sobë.
Pas lirimit ai u arratis drejt Italisë duke u bere pjese e bandes se droges. Dje ai u arrestua në Itali si i implikuar në trafikun e kokainës, ndërsa ngrihen dyshime të forta për vendimin e gjykatës së Durrësit që e liroi një vit më parë nga burgu.
Mes të arrestuarve të tjerë në Itali janë edhe Roberto Piano e Massimo Rocca punëtorë ngarkimi në portin e Xhenoas dhe Carmelo Rao 59 vjeç. Ndërsa përpos Mahmutajt u arrestua edhe një tjetër shqiptar Nik Dauti 39 vjeç. Personave të arrestuar u janë sekuestruar dhe 4 makina, 18 telefona dhe 1580 euro.
Artur Mahmutaj
Dëshmia e Kastriot Dyrmishajt dhe vendimi për Artur Mahmutajn
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
58.3%
-
Jo
39.1%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 4853
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25