Pjesë e dy grupeve kriminale për kalim të paligjshëm të kufirit, 2 të arrestuar në Dibër! Gjatë një viti u arrestuan dhe 14 të tjerë

Pjesë e dy grupeve kriminale për kalim të paligjshëm të kufirit, 2 të arrestuar në Dibër! Gjatë një viti u arrestuan dhe 14 të tjerë

Foto ilustruese

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës si pjesë e grupeve kriminale për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata janë identifikuar si Renaldo Gjinaj dhe Miklovan Zymeri. Gjatë 3 fazave të tjera të operacionit, i cili ka nisur rreth 1 vit më parë, janë vënë në pranga 14 shtetas që e ushtronin këtë veprimtari kriminale, në formën e 2 grupeve. 

"Gjatë kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për shtetasit:

 M. Z., 28 vjeç, banues në Shkodër dhe R. Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë", njoftoi policia.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta persona, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar gjatë 3 fazave të mëparshme të operacionit “SMUGGLING”, u kanë dhënë ndihmë, kundrejt pagesave, personave me origjinë siriane, për kalimin e paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së.   

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit