Pjesë e Euro 2024, Anthony Taylor dhe asistentët anglezë do gjykojnë Partizani - Egnatia

Pjesë e Euro 2024, Anthony Taylor dhe asistentët anglezë do gjykojnë Partizani - Egnatia

Anthony Taylor dhe asistentët

Partizani - Egnatia, kjo është finalja e "Final 4" e cila do luhet më 26 maj në "Air Albania" duke nisur nga ora 19:00. Dueli do vendosë se cila skuadër do ngrejë trofeun e kampionit në Superligë për sezonin 2023-24.

Dy skuadrat më të mira të sezonit do të përballen në një betejë të vërtetë ku do të vendoset gjithçka, ndërsa ndeshjen do ta drejtojë gjyqtari anglez, Anthony Taylor. Por jo vetëm Taylor, pasi edhe dy asistentët e tij dhe gjyqtari i dhomës VAR do të jenë të huaj.

Dy asistentët e Taylor të jenë Gary Besuick (asistent i parë) dhe Adam Nunn (asistent i dytë), ndërsa sistemi VAR i është besuar Robert Jones. Të tre gjyqtarë me mjaft eksperiencë që vendosin drejtësi së bashku me Anthony Taylor në kampionatin anglez.

Së fundmi Anthony Taylor si arbitër kryesor së bashku me Gary Besuick, Adam Nunn dhe Robert Jones gjykuan sfidën e parë çerekfinale në UEFA Champions League, PSG - Barcelona.

Taylor, Besuick dhe Nunn vendosën drejtësi edhe në sfidën e parë gjysmëfinalen në UEFA Champions League, Borussia Dortmund - PSG. Ata kanë gjykuar së bashku edhe finalen e UEFA Europa League 2022/2023 Sevilla - Roma.

Gjithashtu Anthony Taylor, Gary Besuick dhe Adam Nunn janë përzgjedhur nga UEFA për të vendosur drejtësi edhe në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në ndeshjen finale për titullin kampion Partizani - Egnatia, arbitri i katërt do të jetë Enea Jorgji ndërsa gjyqtari në AVAR është Kreshnik Barjamaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën