Anëtar i një grupi kriminal, arrestohet 30 vjeçari në Vlorë! I dënuar në Spanjë për trafik droge, pritet ekstradimi i tij (EMRI+VIDEO)

Një 30 vjeçar, është arrestuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Spanjës ku rezulton të jetë i dënuar me burg nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal.

Në pranga ka rënë, Xhuljano Hajrulla, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

I riu akuzohet se së bashku me anëtarët e grupit kriminal, ka përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kanabisit. Hajrulla dyshohet se ishte personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve. Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit spanjoll. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor