Pjesë e grupit kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave dhe në klube nate, arrestohet 28-vjeçarja në Rinas

Pjesë e grupit kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave dhe në klube nate, arrestohet 28-vjeçarja në Rinas

Arlinda Rama

 Një 28-vjeçare e identifikuar si Arlinda Rama, është arrestuar nga policia e Rinasit pasi ishte në kërkim që prej muajit mars. Ajo u kap në aeroportin e Rinasit pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.   

28-vjeçarja ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës.    

Grupet kriminale funksiononin pa një strukturë drejtuese, duke përdorur mesazhe të koduara me njëri-tjetrin. Ndërsa për shitjen e lëndës narkotike ata, organizoheshin nëpër automjete të transportit publik me qëllim që të mos binin në kontrollet e policisë. Kokaina dhe heroina, shiteshin në lokalet e natës, ndërsa kanabisi shitej pranë shkollave, kryesisht pranë gjimnazeve ku klientë kryesorë ishin nxënësit.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Pjesë e grupit kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave dhe në klube nate, del FOTO e 28-vjeçares që u arrestua në Rinas

1682422461_x.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e 28-vjeçares, Arlinda Rama e cila u kap sot si pjesë e grupit kriminal që shpërndante droge në lokale nate. E reja u arrestua në Rinas

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?