
Zbardhen emrat e 4 personave që janë ende në kërkim, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë jashtë vendit. Njëri prej tyre Bujar Sefa, vëllai i Islam Sefës, të cilit masa iu komunikua në burg, rezulton i dënuar vitin e kaluar me 10 vite burg nga GJKKO për kultivim droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Bujar Sefa është në gjykim në mungesë edhe si pjesë e trafikut të drogës drejt Gjermanisë, rrjet që e drejton vëllai i tij Islam Sefa. Të dy vëllezërit, Islam dhe Bujar Sefa, sipas shkrimeve të kohës, rezultojnë të dënuar në vitin 2021 në Itali me nga 9 dhe 12 vjet burg, si pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda në Venezia, gjatë viteve 2016-2017.
Për Ervin Shulin nuk figurojnë të dhëna mbi të shkuarën e tij dhe ende për të nuk ka informacione zyrtare për rolin në këto grupe kriminale. Dy nga 4 të kërkuarit e tjerë, Hajdar Sefa dhe Vildan Baraku kanë qenë bashkëpunëtorë, në grupin kriminal të drejtuar nga Islam Sefa, të 3.3 mln euro marijuanë të trafikuar në Gjermani.
Lajmi kryesor:
Trafikuan 2.4 ton marijuanë e kokainë, SPAK godet 'rrjetin' në Fushë-Krujë! 10 të arrestuar, mes tyre djali i ish-deputetit të PS Rraja, 4 në kërkim! Sekuestrohen 430 mijë € (EMRAT)











