FUSHË KRUJË - SPAK ka goditur disa grupe kriminale, bashkë me 5 drejtues të tyre që dyshohet se 5 vitet e fundit kanë trafikuar drogë në vlera miliona euro nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 prej të cilave janë ekzekutuar. Tre prej këtyre janë aktualisht në burg, dhe masa e arrestit iu është komunikuar në qeli. Në kërkim mbeten 4 të tjerë. 

Në pranga janë vënë Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj dhe tre anëtarë të fisit Rraja, Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja. Ky i fundit djali i ish deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ndërsa dy të tjerët kushërinj të tij. Gjatë kontrolleve 12 banesa dhe ambiente të tjera, mes tyre edhe të fisit Rraja, u sekeustruan 430 mijë euro, 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi. Komkretisht u sekuestruan 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë. Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

Aktualisht në burg ndodhen Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku, të cilët dyshohet se janë jashtë vendit.

Financues dhe organizator kryesor, dyshohet të jetë Islam Sefa, aktualisht në burg si kreu i një rrjeti që në më pak se 2 vite ka trafikuar marijuanë në Gjermani dhe disa vende të BE-së në vlerën 3.3 milionë euro. Grupet vepronin që nga viti 2020. Bëhet fjalë për disa episode trafikimi, në disa shtete të ndryshme. Hetimet, të drejtuara nga prokurori Adnan Xholi, nisën pas bisedave të zbuluara në SkyECC

Grupi trafikoi 2 tonë marjuanë e 475 kg kokainë

Sipas SPAK, grupet kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. SPAK zbardhi edhe tre episode droge nga vitet 2020-2021. I pari, më datë 3 nëntor 2020, gjatë të  cilit autoritetet e Malit të zi sekuestruan 1722 kg bimë narkotike marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë. Episodi i dytë është shënuar më 23 nëntor po të vitit 2020, ku u sekuestruan në Holandë 475 kg kokainë që ishte dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen.  Ndërsa episodi i tretë është shënuar në datë 26 janar 2021, ku në Turqi u sekuestruan 236 kg marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria. 

Kush janë të arrestuarit dhe ata në kërkim?

Rexhep Rraja, djali i ish deputetit Rrahman Rraja, dhe kushëriri Përparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Fushë Krujës për dhunën në guroren e këtij të fundit në Borizanë, ngjarje e ndodhur më 6 korrik 2023. Dhuna barbare ndodhi pasi dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Përparim Rrajës po u prishte shtëpitë në Borizanë. Anëtarët e fisit Rraja i bënë për spital pasi i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda. Rexhep Rraja, përveç dhunës barbare ndaj kushërinjve Maja, njihet për historinë e bujshme me Xhisiela Malokun, vajzën nga Fushë-Kruja, e cila në 2018-ën, denoncoi se u dhunua nga partneri pas ndarjes, por 4 orë më pas tërhoqi denoncimin. 

Tre personat që janë në burg për të njëjtin aktivitet kriminal. Islam Sefa u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge. Ai akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi që trafikoi 912 kg marijuanë në vlerë 3.3 milionë euro drejt Gjermanisë. Më 18 dhjetor të këtij viti, GJKKO e dënoi me 11.4 vite burg për trafik droge në 9 episode. Vëllai i tij, Bujar Sefa, në kërkim për këtë operacion, u dënua në mungesë me 10 vite burg më 1 korrik të vitit 2024 si drejtues i një grupi kriminal që kultivonte parcela me kanabis në disa zona të Krujës.  Të dy vëllezërit, Islam dhe Bujar Sefa, sipas shkrimeve të kohës, rezultojnë të dënuar në vitin 2021 në Itali me nga 9 dhe 12 vjet burg, si pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda në Venezia, gjatë viteve 2016-2017.

Jani Çavo, të cilit masa iu komunikua në burg, u arrestua në qershor 2023 si pjesë e një grupi që trafikonte kanabis nga Siria dhe heroinë që vinte nga Turqia, me vlerë deri në 2.7 milionë euro. Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO e dënoi grupin e tij në total mëe 107 vite burg, ndërsa Çavo u dënua me 8.8 vite burg.

Aldo Gjini po ashtu është arrestuar më herët. Në korrik 2021, u përfshi në një plagosje në Tiranë. Gjini rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Dyshohet edhe si autor i një plagosjeje në 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016, u arrestua në Itali për shpërndarje droge. 

Për Ervin Shulin nuk figurojnë të dhëna mbi të shkuarën e tij dhe ende për të nuk ka informacione zyrtare për rolin në këto grupe kriminale. Dy nga 4 të kërkuarit e tjerë, Hajdar Sefa dhe Vildan Baraku kanë qenë bashkëpunëtorë, në grupin kriminal të drejtuar nga Islam Sefa, të 3.3 mln euro marijuanë të trafikuar në Gjermani.

Çfarë u sekuestrua? 
415.000 Euro
7000 Dollarë Amerikanë
1.000.000 Lekë
11 aparate telefonash celularë
3(tre) automjete të markave të ndryshme si (BMW X-5, Range Rover, Volkswagen golf 6),
1(një) armë zjarri model Glock me 9 fishekë
1(një) jelek antiplumb
1(një) palë dylbi
1(një) orë ROLEX
1(një) DVR, si dhe dokumente të ndryshme

 

TË ARRESTUARIT:
Marvin  Bushati, 43 vjeç nga Shkodra 
Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, 51 vjeç nga Durrësi
Sokol Qaja, 41 vjeç nga Tirana 
Gazmir Rraja, 35 vjeç nga Nikla
Përparim Rraja, 50 vjeç nga Nikla  
Rexhep Rraja, 31 vjeç nga Nikla  
Zamir Aliaj
Në burg ndodhen:
Islam Sefa
Aldo Gjini
Jani Çavo
NË KËRKIM:
Ervis Shuli
Bujar Sefa 
Hajdar Sefa
Vildan Baroku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Drogë drejt Gjermanisë e Turqisë, SPAK zbardh 3 episodet e trafikut të grupeve të Fushë-Krujës: U sekuestruan 2 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Fushë-Krujë, ku u lëshuan 14 masa arresti, 10 prej të cilave janë ekzekutuar ndërsa 4 janë në kërkim. U arrestuan Rexhep Rraja, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Marvin  Bushati, Sokol Qaja, Zamir Aliaj si edhe Islam Sefa alias Xaka, Aldo Gjini, Jani Çavo ( të cilët të 3 ndodhen aktualisht në burg). 

Ndërsa në kërkim u shpallën Bujar Sefa alias Xaka, Hajdar Sefa alias X dhe L, Vildan Baroku ( të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim më parë apo të dënuar në mungesë) dhe Ervis Shuli, i cili ndodhet jashtë vendit. U sekuestruan 415 mijë euro, 7 mijë dollarë amerikanë, 1 milion lekë, 11 celularë, 3 automjete të markave BMë X-5, Range Rover, Volksëagen golf 6. U sekuestruan gjithashtu një armë zjarri model Glock me 9 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 1 orë Rolex, 1 DVR  dhe dokumente të ndryshme. 

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, grup të strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, këta persona akuzohen për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëruia drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. Ata u zbuluan nëpërmjet komunikimeve në “SkyECC”. 

SPAK zbardh tre episode droge nga vitet 2020-2021. I pari, më datë 3 nëntor 2020, gjatë të  cilit autoritetet e Malit të zi sekuestruan 1722 kg bimë narkotike marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë. Episodi i dytë është shënuar më 23 nëntor po të vitit 2020, ku u sekuestruan në Holandë 475 kg kokainë që ishte dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen.  Ndërsa episodi i tretë është shënuar në datë 26 janar 2021, ku në Turqi u sekuestruan 236 kg marijuanë që ishte nisur nga Shqipëria. 

Arma e zjarrit iu sekuestrua Marvin  Bushatit sot në banesë gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë. 

Njoftimi i plotë i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit nr.9 të vitit 2024, për caktimin e masës së sigurimit ndaj 14 shtetasve, nën hetim për veprat penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike,  kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme me vendimin e saj nr. 124, datë 9.12.2025 vendosi pranimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Sot, më 10.12.2025, strukturat e  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të mundur ekzekutimin e masave të sigurimi personal vetëm për 10 (dhjetë) personat nën hetim: I. S.(alias X.,), R. Rr., A. N (alias L. S.,), P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.,), A. Gj.(alias I.,), A. Q., J. Ç., dhe M. B.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dhe punohet me strukturat e policisë së shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë për arrestimin e personave nën hetim B. S. (alias X), H. S (alias X, alias L.,), V. B., të cilët kanë qenë të shpallur më parë në kërkim apo të dënuar në mungesë për konsumimin e veprave të tjera penale, si dhe i hetuari E. Sh., ndodhet jashtë shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës. Policia gjyqësore ka ekzekutuar 11 (njëmbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara deri në këto momente, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

  • 415.000 Euro
  • 7000 Dollarë Amerikanë
  • 1.000.000 Lekë
  • 11 aparate telefonash celularë
  • 3(tre) automjete të markave të ndryshme si (BMW X-5, Range Rover, Volkswagen golf 6),
  • 1(një) armë zjarri model Glock me 9 fishekë
  • 1(një) jelek antiplumb
  • 1(një) palë dylbi
  • 1(një) orë ROLEX
  • 1(një) DVR, si dhe dokumente të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.1.2024 ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 9 të vitit 2024, për veprat penale të kryera gjatë viteve 2020-2021: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, pa autor.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet europiane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilat janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga hetimet e deritanishme kanë rezultuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian. Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

Nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 14 (katërmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë nën hetim: I. S. (alias X.), E. Sh., R. Rr., B. S. (alias X.), A. N. (alias L. S.), H. S. (alias X., alias L.), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.), A. Gj. (alias I.), A. Q., J. Ç. dhe M. B., të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, sipas episodeve të paraqitura më poshtë.

–      Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

–      Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

–      Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Gjithashtu, të hetuarit M. B., më datë 10.12.2025, iu sekuestrua, ndër të tjera, një armë zjarri model “Glock”, dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale;“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë (neni 278/4 i Kodit Penal), gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

Prokuroria e Posaçme falenderon autoritetet e drejtësisë gjermane, franceze, holandeze, belge, malazeze, turke, ekuadoriane, si edhe Eurojust, Europol,  për mbështetjen e dhënë për SPAK.

Ora 14:49
Goditja e grupeve kriminale, dalin pamjet e operacionit! ‘Tufa eurosh’, armë, celularë e jelek antiplumb (VIDEO)

Këto janë pamjet e operacionit “Rikthimi” që goditi disa grupe kriminale të trafikut të drogës, ku pjesëtarë ishin edhe anëtarë të fisit Rraja, mes tyre edhe djali i ish-deputetit Rrahman Rraja. Në pamje, dallohen eurot e sekuestruara pas kontrolleve të ushtruara në 12 banesa e ambiente të tjera.

Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë. Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

"Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani.

Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;

Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;

S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;

M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;

A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).

Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.

Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme", njofton Policia e Shtetit. 

Ora 13:42
Operacioni i SPAK, në banesat e 'Rraja-ve' u gjetën dhe sekuestruan 430 mijë euro, automjete dhe ora Rolex

1765208591_spak.jpg

Gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të fisit Rraja, që ranë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK, policia ka gjetur dhe sekuestruar vlera të konsiderueshme parash që kapin shifrën e 430 mijë eurove. 415 mijë ishin në euro, ndërsa pjesë tjetër në lekë dhe dollarë.

Po ashtu, u sekuestruan edhe automjete dhe ora Rolex. Në pranga ranë Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS Rrrahman Rraja dhe dy kushërinjtë e tij, Gazmir Rraja dhe Përparim Rraja.

Ora 12:37
Të arrestuar nga SPAK, FOTO e dy anëtarëve të grupit kriminal që trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së

Marvin Bushati dhe Agim Nina

SPAK ka goditur disa grupe kriminale të trafikut të drogës, ku anëtarë të tyre ishin edhe pjesëtarë të fisit Rraja. Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 nga të cilat janë ekzekutuar, ndërsa 4 persona janë ende në kërkim. Në media janë publikuar foto të dy anëtarëve, Marvin Bushati dhe Agim Nina.

Ora 12:08
Operacioni i SPAK/ U goditën disa grupe, më i fuqishmi ai i Islam Sefës! I dënuar si 'koka' që trafikoi 912 kg marijuanë drejt BE

1762187005_spak.jpg

Në operacionin e sotëm nga SPAK, u goditën disa grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e trafikut të drogës. Grupi i Islam Sefës konsiderohet si më i fuqishmi. 

Më herët, Sefa është dënuar nga GJKKO me 11.4 vite burg si drejtues i një grupi që trafikoi 912 kg të llojit marijuanë drejt Gjermanisë në vlerën e 3.3 mln eurove.

Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregtohej në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
 

Ora 11:22
Trafik kokaine dhe marjuane nga Mali i Zi-Turqi-vendet e BE, detaje nga goditja e grupit kriminal ‘Rraja’

1764265424_spak1e1750075010706.jpg

Të tjera detaje zbardhen nga goditja e grupit kriminal, pjesë e së cilit ishin edhe anëtarë të fisit Rraja. Sipas mediave, grupi trafikonte kokainë dhe marjuanë nga Mali i ZI, Turqia dhe drejt vendeve të BE-së. Janë 5 drejtues grupi, të cilët dyshohet se janë zbuluar nga bisedat në SkyECC.

Ora 10:47
U godit sërish nga SPAK, Jani Çavo u dënua me 8.8 vite burg si pjesë e një grupi që trafikoi drogë nga Siria me vlerë 2.7 mln euro

1764767542_gjkko.jpg

Jani Çavo, që u godit sërish nga SPAK, u arrestua në qershor të vitit 2023 si pjesë e një grupi që trafikonte kanabis nga Siria dhe heroinë që vinte nga Turqia, me vlerë deri në 2.7 milionë euro.

Rrjeti kriminal u zbulua nga SPAK dhe prokuroria e Firences pas hetimeve mbi ngarkesat me kanabis që vijonte nga Siria dhe heroinën që mbërrinte nga Turqia në Itali, duke kaluar përmes Shqipërisë.

Në total, GJKKO dha në dhjetor të vitit të kaluar 107 vite burg për 16 anëtarët. Jani Çavo u dënua me 8.8 vite burg. 
 

Ora 10:43
Pjesëtarë të grupit që u godit nga SPAK, Report Tv zbardh emrat e 4 personave në kërkim! Njëri i dënuar me 10 vite për kultivim kanabisi

1765208591_spak.jpg

Zbardhen emrat e 4 personave që janë ende në kërkim, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë jashtë vendit. Njëri prej tyre Bujar Sefa, vëllai i Islam Sefës, të cilit masa iu komunikua në burg, rezulton i dënuar vitin e kaluar me 10 vite burg nga GJKKO për kultivim droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Bujar Sefa është në gjykim në mungesë edhe si pjesë e trafikut të drogës drejt Gjermanisë, rrjet që e drejton vëllai i tij Islam Sefa. Të dy vëllezërit, Islam dhe Bujar Sefa, sipas shkrimeve të kohës, rezultojnë të dënuar në vitin 2021 në Itali me nga 9 dhe 12 vjet burg, si pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda në Venezia, gjatë viteve 2016-2017.

Për Ervin Shulin nuk figurojnë të dhëna mbi të shkuarën e tij dhe ende për të nuk ka informacione zyrtare për rolin në këto grupe kriminale. Dy nga 4 të kërkuarit e tjerë, Hajdar Sefa dhe Vildan Baraku kanë qenë bashkëpunëtorë, në grupin kriminal të drejtuar nga Islam Sefa, të 3.3 mln euro marijuanë të trafikuar në Gjermani.

Në kërkim janë:
Ervis Shuli
Bujar Sefa 
Hajdar Sefa
Vildan Baroku
Ora 10:31
Pjesë e grupit të Rrajave, kush është Aldo Gjini! I akuzuar për plagosje dhe në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për tentativë vrasje dhe trafik armësh

Aldo Gjini

Aldo Gjini është një tjetër emër që del nga operacioni i SPAK kundër një grupi të trafikut të drogës, ku anëtar ishte edhe djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja. Aldo Gjini është një emër i njohur për blutë, ndërsa pas operacionit të SPAK masa iu komunikua në qeli.

Më 24 korrik 2021, ai është përfshirë në një plagosje në Tiranë. Pas ‘fërkimit’ të dy mjeteve, Gjini ka qëlluar me armë ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi. Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit.

Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. 

Aldo Gjini rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini.

Ora 10:28
Iu komunikua masa e arrestit në burg, kush është Islam Sefa! U arrestua vitin e kaluar në një kafe pranë SPAK, 'koka' e një grupi që trafikoi 3.3 mln euro drogë në Gjermani

1765358977_islamsefa.jpg

Islam Sefa, të cilit i është komunikuar masa e arrestit në burg, u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge. Ai po priste një avokat kur agjentët e BKH-së ndërhynë për t'i vënë prangat në lokalin rreth 100 metra nga godina e Prokurorisë së Posaçme. 

SPAK e akuzon atë si drejtuesin dhe financuesin të një grupo të trafikut të drogës në Gjermani në vlerën e 3.3 mln eurove. Organi i akuzës identifikoi 12 anëtarë të grupit, 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë. Më 18 dhjetor të këtij viti, GJKKO e dënoi me 11.4 vite burg për trafik droge në 9 episode. 

Sipas SPAK, grupi i drejtuar nga Sefa, gjatë viteve 2020-2021, kishte trafikuar në Gjermani në disa episode 912 kg të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregëtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili më 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas GJKKO-së ai ishte një nga drejtuesit e dy grupeve që kultivonin parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë.

Të dy vëllezërit, Islam dhe Bujar Sefa,  rezultojnë të dënuar në vitin 2021 në Itali me nga 9 dhe 12 vjet burg, si pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda në Venezia, gjatë viteve 2016-2017.

Ora 10:06
Operacioni i SPAK që goditi grupin ku bënin pjesë edhe Rrajat, kush janë 3 anëtarët që iu komunikua masa e arrestit brenda në burg

1764257698_1727086483spak.jpeg

Report Tv zbardh emrat e tre anëtarëve të grupit të trafikut të drogës që iu komunikua masa e arrestit brenda në qeli pas operacionit të SPAK. Masa e sigurisë iu komunikua në qeli Islam Sefës, Aldo Gjinit dhe Jani Çavos.

Ora 09:59
Në pranga me urdhër të SPAK, djali i ish-deputetit Rraja dhe kushëriri 2 vite të lirë për dhunën për guroren! FOTO kur Rexhepi qëllonte me shkopinj fisin Maja

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite nga episodi i dhunës që u filmua nga vetë agresorët për të intimiduar banorët, Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit dhe kushëriri i tij, Përparimi, nuk ishin arrestuar asnjëherë nga policia, derisa përfunduan në pranga tashmë që SPAK i lidh me grupet e strukturuara kriminale të trafikut të drogës.

Rexhep Rraja dhe fisi i tij janë jo pak të panjohur për autoritetet e vendit tonë pasi fisi i tyre më 6 korrik 2023 u përfshi në një episod të dhunshëm për guroren në Borizanë të Fushë-Krujës.

Dy kushërinjtë e fisit Maja ishin ankuar disa herë në polici për dëmet në shtëpi nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit Rrahman Rraja në Krujë, i cili po ashtu është arrestuar. Pas këtyre ankesave, vëllezërit dhe djali i deputetit u shfaqën si në një skenë filmash duke goditur me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda 2 persona. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre. Ngjarja e rëndë pati një reagim zinxhirë, deri në instancat më të larta. Kryeministri Rama urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Rrahman Rraja la mandatin e deputetit, ndërsa u shkri i gjithë Komisariati i Krujës. Siç mund të shihet edhe në foto, Rexhep Rraja shfaqej me shkopinj duke dhunuar dy kushërinjtë e fisit Maja.

Rrexhep Rraja duke rrahur Bilbil Majën

Përveç dhunës barbare ndaj kushërinjve Maja, Rexhep Rraja njihet për historinë e bujshme me ish-partneren e tij, Xhisiela Malokun, vajzën nga Fushë-Kruja, e cila sipas denoncimit publik nga një ish-oficer Emiljano Nuhu, ishte dhunuar nga i dashuri pas ndarjes dhe kishte përjetuar fikjen e cigareve në trup teksa ishin në një dhomë hoteli. Në vitin 2018, pasi historia shpërtheu në publik, nuk kaluan as 24 orë dhe Xhisiela Maloku mes dëshmive kontradiktore, u tërhoq nga pretendimet, duke thënë se gjithçka e bëri nga xhelozia. Oficeri që i mori dëshminë në komisariat, ngriti akuza për neglizhencë ndaj policisë. Pas gjithë historisë, ai u largua nga vendi duke fituar azil, ndërsa Rexhep Rraja bëri 3 muaj burg.