Pjesë e grupit të fajdeve në Shkodër, arrestohet i riu në tentativë për të hyrë në Shqipëri

Pjesë e grupit të fajdeve në Shkodër, arrestohet i riu në tentativë për të hyrë në Shqipëri

SHKODËR-  Endri Lezha është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin verior të Shkodrës. 24-vjeçari është ndaluar në lagjen "Qemal Stafa" teksa po tentone të hynte në Shqipëri, ndërsa  ishte i shpallur në kërkim pasi pas më 12 mars të vitit që lamë pas gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg për veprën penale “Ushtrim pa licencë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Por kush është Endri Lezha?

I riu është pjesë e një grupi fajdexhinjsh në Shkodër, të cilët u goditën nga policia një vit më parë. Referuar dosjes, Pavlin Radovani së bashku me dy djemtë të tij, Robert dhe Elton, merrnin shuma të mëdha borxh, me interes të lartë javor që niste nga 2%-20% dhe si garanci vendosnin pasuri të paluajtshme ose të luajtshme. Nga personat që familja Radovani merrnin borxh është edhe Endrit Lezha, ku thuhet se ndaj tij janë marrë 43 mijë euro me interesi për këtë shumë si fillim ka qenë 5%, por më pas është bërë në 10%.

Në këtë skemë, të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2019-ë  janë të përfshirë, ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Robert, Elton dhe Paulin Radovani u merrnin borxh këtyre personave në shifra që varionin nga minimumi 10 mijë euro deri në 100 mijë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Etleva: 10/02/2020 20:20

    ejani ketej nga Lezha, keni kete Tonin Preka qe ka 15 vite qe vetem me fajde jeton, jane mbi 10 milion €uro qe ka neper ndertues e deri ne politikan , te dhena me fajde.

    Përgjigju
    • Etleva seksi: 30/05/2020 01:40

      Tpaska q* Tonini mduket

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura