'Të pres deri në fund të muajit, nuk kam ça me bo'/ Zbardhet dosja e plotë grupit të fajdeve në Shkodër, i përfshirë djali i ish-prefektit!

'Të pres deri në fund të muajit, nuk kam ça me bo'/ Zbardhet dosja e plotë grupit të fajdeve në Shkodër, i përfshirë djali i ish-prefektit!

TIRANË- Shqiptarja.com ka zbardhur dosjen e plotëgrupit të fajdeve në Shkodër, nga ku Elton Radovani, i arrestuar disa ditë më parë, së bashku me vëllanë dhe babanë, Robert dhe Paulin Radovani, ish-prefekti i Shkodrës, kanë marrë borxh shuma të mëdha parash, me interesa të larta disa persona, nga ku një pjesë të konsiderueshme të tyre nuk i kanë kthyer. Vëllezërit Radovani u merrnin para duke u thënë se u nevojiteshin për biznes, por më pas të gjitha i përdornin për të luajtur lojëra fati.

Sipas dokumentit që mban datën 18 mars 2019, mësohet se Pavlin Radovani së bashku me dy djemtë të tij, Robert dhe Elton, merrnin shuma të mëdha borxh, me interes të lartë javor që niste nga 2%-20% dhe si garanci vendosnin pasuri të paluajtshme ose të luajtshme.

Në këtë skemë, të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2019-ë  janë të përfshirë, ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër. Robert, Elton dhe Paulin Radovani u merrnin borxh këtyre personave në shifra që varionin nga minimumi 10 mijë euro deri në 100 mijë euro.

Konkretisht, mësohet se dy vëllezërit dhe babai i kanë marrë 45 mijë euro Burhan Alijas, ose "Byli" siç njihej në Shkodër, pasi u ka dhënë borxh me interes shumë të lartë edhe personave të tjerë.

"Më ke 45 mijë euro, 45 mi ka Toni, 10 mi ka Berti 10 ditë para se me ik. Ka ardh e mi ka marrë te bixhozi në Rus. Ka kenë edhe Elisi me të, merre pyete. Gjithashtu Burhani thotë që më kanë marrë makinën që i kanë shit Gysit,makinën teme dhe për këtë punë po të them, t'i sqarojë muhabetet dhe deri në fund të muajit pres, nuk kam ma ça me bo".

Një sasi tjetër, në shifër më të madhe, 80 mijë euro i ka marrë Edi Memçaj, i cili edhe më herët u kishte dhënë para vëllezërve Radovani, por që nuk ua kishin kthyer, e për pasojë ai u kishte marrë dy pasuri të paluajtshme.

Listës së personave që ato u kanë marrë borxh është edhe Marjan Bregu në vlerën e 31 mijë euro, megjithatë sipas përgjimeve rezulton se kjo shifër i ishte marrë në disa pjesë. "Një herë 6-she, një 3-she, një 1-mijshme, 3 herë nga 2 mijë plus dhe 1 mijë lekë (Pra në total 17 mijë euro).

Nga një borxh prej 100 mijë eurosh, të cilëve nuk ua ka kthyer Lylzim Sylja dhe Naim Ahmetaj, atij i është marrë një sipërfaqe toke. Referuar dosjes, i përfshirë në këtë skemë  ka qenë edhe Ilir Sokoli, e cila vërtetohet nga përgjimet, por nuk ka një shifër konkrete. Ndërkohë, ka marrë edhe 43 mijë euro së bashku me një mikun e tij edhe Endri Lezhës. Interesi për këtë shumë si fillim ka qenë 5%, por më pas është bërë në 10%.

Nga ana tjetër, Artan Dragoni rezulton t'i këtë dhënë shtetasve Roben dhe Elton Radovani shumën prej 175 mijë euro borxh për të cilat kërkonte shumën prej 220.000 eurosh. Nga përgjimi ambiental i regjistruar rezulton:

Artani: Borxh janë 175.000 euro, pa fajde. Tashti 65 janë marrë në Luksemburg i kam marrë me duart e mia. Ja kam pru Tanit 65.000 (gjashtëdhjet e pesë mijë) Euro dhe 100.000 (njëqind mije) Euro kesh pafajde. Fajde ianë 40 mijë Euro. 

Paulini E sa ëshë përqindja ?

Artani: Me 5% . Ja ka vu vet Toni %. As më ka dhënë fajde as një ditë, 9 muaj janë marrë lekët si kena dhënë fajde kërkujt. Janë 175.000 plus 45.000 fajde që shkojnë në 220.000 (dyqind e njazete mite) , flasim rreth këtij fakti...

Nga përgjimet e kryera dhe deklarimet e marra Paulin Radovani i ka marrë një shumë të caktuar edhe Vinko Nikprelajt, por nuk ka një shumë fikse. Interesi për borxhin e marrë ishte shumë i lartë, aq sa për shumën 11 mijë euro që u kishte marrë Elidon Qerimajt, për një kohë shumë të shkuar ai duhet t' kthente me interes 21 mijë euro.  Ndërkohë, 20 mijë euro të tjera i janë marrë edhe Eduart Fushës. Në total bëhet fjalë për një shumë prej rreth 450 mijë euro, pa llogaritur këtu normat e larta të interesit. Pikërisht për t'iu shmangur këtyre pagesave, por edhe drejtësisë, vëllezërit janë arratisur nga Shqipëria. Vetëm pak ditë më parë u arrestua Elton Radovani në Paraguaj.

Lidhur me këtë çështje, me tre prill, Byrhan  Alija, Edi  Memcaj, Artan Dragani, Lul Sylja, Pashko Vuksanlekaj dhe ish-drejtori i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli u la në burg nga gjykata e Shkodrës, ndërsa Adri Bala, Marjan Bregu, Vinko Nikprelaj, Eduard Fusha, Elidon Qerimaj dhe Naim Ahmetaj do të hetohen në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, i cili është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Radovani e apeloi, por kërkesa për heqjen e kësaj mase u rrëzua.

Vendimi i Gjykatës së Apelit së tre prillit
Byrhan  Alija 61-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Edi  Memcaj 33-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Artan Dragani 39-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Lul Sylja 48-vjec nga Shkodra- Arrest me burg me afat 60 dite
Ilir Sokoli (ish-drejtori i Patentave) Shkodër-Arrest me burg
Pashko Vuksanlekaj 54-vjec nga Shkodra-Arrest me burg

Adri Bala 22-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Marjan Bregu 31-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Vinko Nikprelaj 37-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Eduard Fusha 38-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Elidon Qerimaj 41-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Naim Ahmetaj  52-vjec nga Puka- Detyrim paraqitje

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rusi-zamo: 16/10/2019 12:59

    ja dhe ish drejtusit e qytretit te shodres matrapaze , bixhozxhinj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë