Iu gjet arsenal armësh në banesën në 2021, Gjykata e Posaçme dënon me 13 vite burg Akil Kullën! Pjesë e grupit të Gjergj Cukalit

Iu gjet arsenal armësh në banesën në 2021, Gjykata e Posaçme dënon me 13 vite burg Akil Kullën! Pjesë e grupit të Gjergj Cukalit

SPAK

TIRANË- Akil Kulla është dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Posaçme, pasi në banesën në vitin 2021 iu gjet një arsenal armësh.

Nga gjykimi i shkurtuar, Akil Kulla i cili ndodhet në arrati, do të dënohet përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg. Nipi i Nehat Kullës, një nga krerët e bandave kriminale në vitin '97,dyshohet se vinte në dispozicion armë për grupin e Gjergj Cukalit, i njohur si i 'Forti i Myslym Shyrit'.

'Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke u dënuar i pandehuri Akil Kulla me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e masës së dënimit duke u dënua përfundimisht i pandehuri Akil Kulla me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.'-njofton gjykata e Posaçme.

Gjykata e Posaçme deklaroi fajtor Akil Kulla veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, grup kriminal si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vendimi i mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj.

Akil Kulla u shpall në kërkim pas një operacioni të SPAK prill të 2021, ku u zbuluan 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale në të gjithë vendin, ndërsa u sekuestrua një arsenal i madh armësh.

Gjatë kontrollit të banesës së Akil Kullës, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak. Konkretisht bëhet fjalë për një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme për Akil Kullën

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin