Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, vihet në pranga 62-vjeçari në Korçë

Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, vihet në pranga 62-vjeçari në Korçë

Foto ilustruese

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, me iniciale N.M.

Sipas policisë ky shtetas ishte dënuar nga GJKKO me 6 vite e 8 muaj burg, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se një herë e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", "Grupi i strukturuar kriminal", nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burg.

Po ashtu policia e Korçës ka arrestuar edhe një tjetër shtetas për mashtrim.

Policia njofton se është arrestuar A. J., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.07.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Mashtrimi".

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana