1764322384_Sequence01.01061604.Still246.jpg

Efektivi i Antiterrorit, Igli Haxhiaj

GJKKO ka lënë në burg efektivin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët me Italinë kundër trafikut të drogës. Haxhiaj pretendoi para togave të zeza se nuk ka qenë pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe as nuk ka komunikuar me anëtarët e grupit që akuzohen se trafikuan 1.3 tonë kokainë drejt Italisë në 5 vite.

Efektivi i Antiterrorit pretendon se i kanë përdorur emrin dhe se nuk ka pasur kurrë llogari në aplikacionin SkyECC. Haxhiaj akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor. Ai u arrestua në Akademinë e Sigurisë, ndërsa gjatë kohës kur ka bahskëpunuar me grupin e Elvis Doçit ka qenë tek forcat Operacionale dhe dyshohet se ka dekonspiruar edhe operacione policore.

Ndërkohë, tre anëtarët e tjerë të grupit Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 3 u ekzekutuan në vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Ish-efektivi 15 mijë € pazar për shitjen e informacioneve sekrete: Jemi 3 veta...! Dyshohet edhe pjesë e trafikut të drogës me grupin e Visit të Pojës