Pjesë e huliganëve që vranë 19-vjeçarin në Selanik, çfarë tha shqiptari disa orë përpara se të dorëzohej: Jeta ime një aventurë e frikshme! Familja të qëndrojë e fortë

“Jeta ime është një aventurë, kam frikë dhe jam penduar”, ishin këto fjalët e Roxhers Demirazi, shqiptarit të përfshirë në vrasjen 19-vjeçarit në Selanik, vetëm disa orë përpara se t’i dorëzohej policisë shqiptare, e më pas drejtësisë greke.

Shqiptari me zë që i dridhej nga frika e pasojave të krimit makabër të 2 shkurtit, foli për mikrofoni i ‘Alpha Tv’ i cili udhëtoi deri në Korçë për frikën që përjetoi, arratinë, pendesën dhe dëshirën për të dalë para drejtësisë.

“Pashë lajmet pas ngjarjes dhe u tremba. Do ikte babi me gjyshen në Shqipëri dhe mendova të ikja dhe unë. Nuk kam qenë kurë në një pozitë të tillë dhe as nuk kam dashur, ndaj kisha frikë. Ishte vendimi im, nuk më ndihmoj askush. Babit nuk i tregova asgjë lidhur me këtë kur u nisëm, e mori vesh kur ishin këtej.”

Ai i cilësoi ditët e fundit si “aventurë të frikshme”, ndërsa i kërkoi familjes së tij të qëndrojë e fortë në këtë situatë të pazakontë që ndodhet.

“Kjo që po përjetoj këto ditë është një aventurë për jetën time dhe kam shumë frikë. Nga thellësia e zemrës sime dua të ngushëlloj familjen. Jam penduar. Nëse do të ndryshoja diçka, do të ishte të mos shkoja më në stadium. Familja ime duhet të qëndroj e fortë. Ndihem keq me gjithçka që ndodhi nuk e prisja të merrte përmasa të tilla. Doja që në fillim të kthehesha në Greqi. Tani dua të përballem me drejtësinë. Dua të kërkoj falje nga prindërit e djalit që u vra. Ika në Shqipëri sepse kisha frikë, kam akoma frikë.”, tha shqiptari.

Kujtojmë se shqiptari Roxhers Demirazi i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, i cili u arratis në vendin tonë disa ditë më parë me qëllim shmangien e përballjes së tij me drejtësinë, u vetëdorëzua në policinë e Korçës mesditën e djeshme. Ai kërkoi të transferohej në Selanik, për të treguar gjithçka që ndodhi orët e para të mëngjesit të dy shkurtit.

Ai tha në gjykatë se pavarësisht se pavarësisht se ishte pjesë e bandës së huliganëve njeri prej të cilëve i mori jetën Alkis, nuk qëlloi asnjë person.

 “Isha në sediljen mbrapa të njërës prej makinave. Nuk kisha me vete asnjë mjet, nuk godita askënd. Unë thjesht ndoqa disa persona, por asgjë më shumë.”, tha ai.  

J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës