Pjesë e Italisë, Mancini zgjedh Buffonin dhe Barzaglin si ndihmësa te kombëtarja

Pjesë e Italisë, Mancini zgjedh Buffonin dhe Barzaglin si ndihmësa te kombëtarja

Barzagli dhe Buffon

Gianluigi Buffon dhe Andrea Barzagli do jenë pjesë e stafit të kombëtares italiane të futbollit. Trajneri Roberto Mancini dhe drejtuesit e federatës tej Adriatikut kanë zgjedhur dy emra që kanë bërë më së miri në fushë dhe tanimë kërkohet kontributi i tyre edhe në rolin e trajnerit.

Dikur pjesë e Juventusit në fazën mbrojtëse, Buffon dhe Barzagli do bëhen bashkë në stolin e Italisë për të punuar në Coverciano. Barzagli u largua në 2019 nga futbolli dhe prej asaj kohe është pajisur me licencën A të trajnerit, për të qenë pjesë e stafit të Sarrit te Juventusi, deri në kohën kur u largua për të qenë më pranë familjes. Ish-mbrojtësi ka pranuar ftesën nga Mancini dhe do jetë pjesë e stafit.

Veç tij, Buffon është telefonuar për të zënë një vend në stol edhe pse portieri 45-vjeçar vijon të jetë në aktivitet me Parmën në Serie B. Më rast se ai vendos të lërë futbollin, puna  e re si trajner duket gati. Buffon edhe mund t'i bëjë njëkohësisht të dyja rolet. Sipas medieve nga Italia, edhe Bonuçi u vlerësua për këtë rol, me mbrojtësin që kërkon të luajë edhe një sezon. Kreu i Federatës Italiane të Futbollit kishte në mendje edhe emrin e Paolo Maldinit pas largimit nga Milan, por kalimi i trajnerit U-19 të Italisë, Bollini në staf, zbehu emrin e ish-mbrojtësit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë